Home > SHQIPËRIA

Java amerikane në Tiranë, ambasadorja e SHBA: Festë me koncert në sheshin Skënderbej dhe bandën e Forcave Ajrore

Java amerikane në Tiranë, ambasadorja e SHBA: Festë me koncert

Nga data 15 deri në 21 maj në Tiranë do të festohet edhe Java Amerikane. Gjatë intervistës në “Open” ambasadorja Kim dha detaje të kësaj feste.

Eni Vasili: Ndoshta më pas do të flasim edhe për emrat e bizneseve amerikane. Do të ishte shumë mirë nëse do t’i kishim, bizneseve që janë duke iu afruar Shqipërisë. Është gjithmonë një lajm shumë i mirë afrimi i komunitetit të biznesit nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë. Por, unë dua të flas pak edhe për Javën Amerikane, e cila fillon në datën 15 maj deri në datën 21 dhe do doja të dija se çfarë aktivitetesh janë parashikuar. Sigurisht i gjithë viti do të ishte një festë për të kremtuar 100-vjetorin e marrëdhënieve por Java Amerikane ka një fokus të veçantë.

Ambasadorja Kim: Po, do të kemi një numër aktivitetesh emocionuese. Do të kemi bandën e Forcës Ajrore të SHBA që vjen dhe kjo është shumë e bukur. Do të kemi një koncert të madh në Sheshin Skënderbej – mendoj të enjten, në mos gaboj. I gjithë informacioni do të jetë në faqen tonë të internetit por mendoj do të jetë të enjten në Tiranë dhe pastaj do të kemi një tjetër të shtunën në Shkodër, siç e dini një nga qytetet e mia të preferuara. Midis këtyre, do të kemi ushqim amerikan tek Pazari i Ri dhe disa filma amerikanë që do të shfaqen gjatë gjithë ditëve.

Eni Vasili: Dhe mund të kenë akses të gjithë besoj në këto aktivitete?

Ambasadorja Kim: Po, të gjitha aktivitetet janë falas dhe do ta bëjmë këtë së bashku me Ministrinë e Kulturës dhe jemi shumë të emocionuar. Do të shkoj tek këto aktivitete vetë dhe shpresoj që do të mund të takoj sa më shumë qytetarë që të jetë e mundur.

Flash News

News24 Livestream