Home > SHQIPËRIA

“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë”/ Zbardhet dëshmia e pasagjerit që ndodhej në ‘BMW’! Ndaj 40-vjeçarit u qëllua mbi 30 herë

“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë”/

“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë”. Kjo është dëshmia e pasagjerët në makinën BMW, ndaj të cilës një ditë më parë u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe ku mbeti i vrarë Beldar Birçaj.

 “News24” ka siguruar dëshminë e pasagjerit, i cili është shprehur se nuk i kishte njohur dy autorët, pasi ishin të maskuar.

“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit”, është shprehur ai.

Mësohet se deri tani për ngjarjen janë shoqëruar 15 persona, të cilët janë marrë në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 30 gëzhoja.

Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se makina e autorëve mund të jetë fshehur në ndonjë garazh, pasi nuk ka asnjë gjurmë deri tani.

Burime nga grupi hetimor thanë se një person i dytë ka qenë në makinë me Bledar Birçaj. Nga informacionet e para mendohet se në momentin që autori/ët kanë dalë nga makina për të qëlluar me automatik, ky person që ndodhej në mjetin e viktimës ka dalë me vrap nga makina për t’u fshehur te garazhi që ndodhej aty afër. Hetimet janë përqendruar në disa drejtime, megjithatë ende nuk ka diçka konkrete.

Bledar Birçaj është arrestuar më 27 janar 2011 nga Policia dhe Prokuroria e Vlorës, pasi dyshohej për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe “Shkatërrim prone”. Ai ka qëndruar fillimisht në burg në masën e arrestit në burg 45- ditor dhe më pas në 9 mars 2011 Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, derisa Prokuroria ka pushuar hetimet për të. Birçaj ishte kthyer nga Spanja pak kohë më parë. Duket se pikërisht këtu janë përqendruar më shumë hetimet. Burimet thanë se lidhjet e mundshme me grupe kriminale në Spanje apo edhe ngjarje që lidhen me Spanjën janë pista kryesore e hetimit për atentatin e djeshëm në Vlorë.

Në Spanjë 40-vjeçari shkonte shpesh dhe e bënte vajtje-ardhje drejt Shqipërisë, ndaj edhe Policia po verifikon lëvizjet dhe aktivitetin e tij atje. 49

News24 Livestream