Home > Me Zemër të Hapur

“Ish-vjehrra më paralizoi, donte të më trafikonte”, nëna e 6-vjeçares së dhunuar: Në martesë nisi ferri, më ka rrahur dhe shtatzënë. Ballafaqimi në polici

“Ish-vjehrra më paralizoi, donte të më trafikonte”,

Një rrëfim plot dramë është ai i nënës së 6-vjeçares që sot është në spital në gjendje të rëndë për shkak të dhunës së ushtruar nga spitali.

Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ gruaja tha se që në fillim lidhja e tyre kishte nisur me probleme, ndërsa shtoi se ai kishte dashur që ta trafikonte.

Madje ajo lëshoi akuza shumë të forta, ndërsa tha se ish-vjehrra ka dashur që ta trafikonte duke shtuar se e ka paralizuar.

“Kam folur me ta, më kundërvihen mua. Më thonë; kur do dali në gjyq, kur do dali nga burgu. Ish-vjehrra është interesuar vetëm për djalin e saj dhe jo mbesa. S’kam asnjë lloj përkrahje nga familja ime. Kam mbështetje vetëm motrën time. Ata s’më përkrahin pasi e mësuan që isha bashkuar. E mësuan nga mediat. Kishim 2 muaj që ishin bashkuar. Vëllezërit ishin jashtë shtetit. Kam nënën, babai nuk jeton. Skam biseduar me nënën. Ka ardhur vëllai ditën e premte, s’ka biseduar me mua fare. Nuk ishte në dijeni për pjesën e bashkëshortit, ai më tha që; ‘ti e ke fajin për gjithçka’. Ne me burrin jemi njohur në 2012, në nëntor. Njohja zgjati 3-4 muaj. Ka qenë një kushërirë e imja që na njohu dhe më pas ai u drejtua në shtëpinë tonë. Erdhi me motrën, vëllain dhe nënën dhe siç janë zakonet që kanë kërkuar dorën. S’më kanë pyetur, pasi ishte pjesa e mentalitetit. Ditën para se të bëhej fejesa, ish-vjehrra më ka paralizuar, mua më ka ikur goja, skam ecur dot. Më kanë marrë ambulancën dhe më çuan në spital. Më kanë bërë serum dhe s’kanë konstatuar asnjë problem. Të premten më ka ardhur ish-vjehrra dhe më ka sjellë një amitë. Të shtunën dola nga spitali, kam qenë e zbehur.

Shkova në shtëpi të dielën për fejesë. Ajo s’kishte qëllime për fejesë, por për trafikim. Për këtë është vënë në dijeni vëllai pas fejesë, i ka shkuar një person, dhe i ka thënë; motrën që e ke fejuar, se ke për jetë por për trafikim. Kur vëllai im ka reaguar dhe i ka thënë burrit tim; ti nuk merr motrën time nuse dot. Por pas ndërhyrjes ata prenë ditën për martesë. Prenë ditën e martesës për 1 javë bënë dasëm. Kam shkuar në shtëpinë e tyre dhe pastaj aty nisi ferri për jetën time. Ata shihnin më shumë opinionin dhe jo të familjes. Më ka dhunuar, e kam denoncuar një herë. Isha shtatzënë me vajzën. Ai tentoi që të dhunonte dhe motrën time, pasi ajo ndërhyri. Por policia nuk bëri asgjë. Asnjëherë s’u dënua, por ka tentuar që të dënojë vëllezërit e mi, i ka bërë denoncim atyre ku pretendonte për dhunë. Familjarët e tij më kërcënonin, vetëm i ati i tij ishte pro meje. Vëllai im i vogël dinte gjithçka rreth meje, por nuk bëri asgjë. Jam divorcuar në 2016-ën. u ribashkova për të mirën e fëmijës, që mos të ngelet pa babë siç u rrita vet. Vajza kërkonte babain. Ai vajzën nuk e ka dhunuar asnjëherë. Deri në momentin kur kam pyetur vajzën, skam qenë në dijeni që ai ka dhunuar atë. S’ka dhunuar as mua dhe atë këto 2 muaj. U divorcova se nuk doja më të isha pjesë e asaj familje. Çdo hap që hidhja, ai më pengonte. Pasi u ndamë, ajo e takoi kur kam marrë prokurën. Takimi i tyre ka qenë shumë i dhimbshëm dhe me zor e kam larguar nga ai kur jam ndarë. Ish-vjehrra më ka kërkuar që të bëhet edhe analiza e ADN-së. Bashkëshorti im s’ka pasur asnjë dyshim për atësinë. Më kanë informuar se ai kishte tentuar 3 herë vetëvrasje. Ribashkimin e kam pranuar unë. Më tha; me të vërtetë e ke që do të më pranosh të kthehem te vajza ime?! ‘Po’ i thashë. Me të u ballafaquam në polici dhe ai nuk më kthehu përgjigje kur e pyeta se me çfarë e kishte dhunuar. Ai më tha; më nxirr që këtu, më merr me vete. Unë i thash; nuk të solla unë këtu dhe as nuk të nxjerr. Do marrësh atë që meriton”, pohoi ajo.

Flash News

News24 Livestream