Home > SHQIPËRIA

Infektohen me koronavirus 8 nxënës në Gjirokastër, mbyllet klasa e shkollës 9-vjeçare! Pozitivë dhe disa punonjës të Kadastrës

Infektohen me koronavirus 8 nxënës në Gjirokastër, mbyllet

Tetë nxënës të ciklit të fillores në Gjirokastër janë infektuar me koronavirus.

Korrespondentja e Panorama.al Brikena Metaj raporton se për shkak të infektimeve, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur të mbyllë klasën e pestë të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë, aty ku studionin nxënësit.

Pas kësaj situate, nxënësit e shkollës 9-vjeçare janë izoluar, ndërsa klasa është mbyllur si masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit tek nxënësit e tjrë.

Mësohet se klasa nuk do të jetë funksionale për dy javë të plota. Ndërkohë janë mbyllur dhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë tek ADISA pasi janë infektuar disa prej punonjësve.

Flash News

News24 Livestream