Home > SHQIPËRIA

Çifti i bashkëshortëve tentuan të vidhnin me dhunë në një argjendari, policia: U hodhën pronarëve spraj në fytyrë dhe…

Çifti i bashkëshortëve tentuan të vidhnin me dhunë

Plani i një çifti bashkëshortësh ka dështuar mesditën e të enjtes në Shkodër, ku në një argjendari tentuan të vidhnin me dhunë.

Policia bën me dije se i ka vënë prangat dy të rinjve, që banonin në Vlorë, por nuk dihet nëse në Shkodër ndodheshin vetëm për të vënë në jetë planin e tyre për grabitje.

Në pranga ranë “shtetasit A. H., 32 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë”.

Sipas bluve, “janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë”.

Njoftimi nga Policia e Shkodrës:

Tentuan të vidhnin me dhunë, në një argjendari, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar.

Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Flash News

News24 Livestream