Home > SHQIPËRIA

I punësuar në sektorin e ndërtimit në Maltë, plagoset rëndë 34-vjeçari shqiptar, u godit nga fadroma

I punësuar në sektorin e ndërtimit në Maltë, plagoset

Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë pasi u godit nga një fadromë në një kantier ndërtimi në Marsaxlokk, të Maltës.

Policia vendase ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të së shtunës në afërsi të Xrobb l-G?a?in.

Një ekip mjekësor u thirr në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e specializuar shqiptarit, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Mater Dei, ndërsa një hetim për aksidentin po vijon.

Flash News

News24 Livestream