Home > SHQIPËRIA

I mori jetën me breshëri kallashnikovi bashkëfshatarit 55-vjeçar, arrestohet pas dy ditësh Klodian Keqi

I mori jetën me breshëri kallashnikovi bashkëfshatarit

Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fushë-Krujë dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë nga sulmi me breshëri kallashnikovi 55-vjeçari Luan Hushi.

Ngjarja me protagonist Klodian Keqin ka ndodhur në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës.

Keqi qëlloi bashkëfshatarin e tij në një zonë të pyllëzuar. Hushi u dërgua në spital me një plagë në bark, por nuk mundi të mbijetojë.

Klodian Keqi rezulton të jetë person me precedentë penal, pasi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një person.

Së bashku me vëllanë e tij, Jetmir Keqi tentuan të vrasin me armë zjarri automatike Mustafa Dacin, pasi familjet e tyre kishin konflikte.

Në atë kohë, Klodjan Keqi u arratis së bashku me armën e krimit, ndërsa ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë – Krujë.

Flash News

News24 Livestream