Home > SHQIPËRIA

I arrestuar për kontrabandë ilaçesh, nis seanca për masën e sigurisë për Sokol Topçiun

I arrestuar për kontrabandë ilaçesh, nis seanca për

Nis masa e sigurisë për Sokol Topciun, administratorin e ‘Farmanet’, i cili dyshohet për kontrabandë medikamentesh.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘News24’ se seanca në gjykatën e Tiranës po mbahet me dyer të mbyllura.

57-vjeçari përfundoi në pranga pasi akuzohet se ka shitur mijëra ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit. Pas më shumë se një viti hetime, grupi u zbulua e vetëm pak ditë më parë Policia e Shtetit u vendosi prangat për shkeljet e bëra. Në kuadër të operacionit u arrestuan dhe 6 persona të tjerë, konkretisht; Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila si dhe Bashkim Osmani.

Flash News

News24 Livestream