Home > SHQIPËRIA

Hotel ‘Rogner’ shndërrohet në skenë krimi, shemben kangjellat e ballkonit, vdes tragjikisht i riu (Emri)

Hotel ‘Rogner’ shndërrohet në skenë krimi, shemben

Hotel Rogner i pozicionuar në zemër të Tiranës pasditen e sotme është shndërruar në një skenë krimi. Për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së këtij hoteli, një 28-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Ajdin Mustafi kishte ardhur nga Zvicra mbrëmjen e kaluar për të kaluar disa ditë në kryeqytetin shqiptar, por gjeti vdekjen në mënyre tragjike rreth orës 14:40 pasi është rrëzuar nga dritarja e katit të 5 të hotel Rogner.

Burime për News24 thanë se i riu ishte mbështetur në kangjellat e dritares së dhomës së tij kur ato për shkak të amortizimit janë shkëputur nga muri dhe i riu ra nga lartësia duke u përplasur mbi një automjet të parkuar poshtë hotelit. Ai pësoi dëmtime serioze dhe pasi mbërriti në Spitalin e Traumës ndërroi jetë. I riu ndodhej i vetëm në dhomë kur ka ndodhur ngjarja. Policia e Tiranës e ka cilësuar ngjarjen aksidentale megjithatë ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burime për News24 thanë se pritet të merren masa ndaj hotelit. Nga verifikimet është vërejtur se hoteli nuk ka vënë asnjë shenjë dalluese për rrezikun që përbënin kangjellat dhe as ka paralajmëruar klientët për mundësinë e shembjes se tyre. Kamera e News 24 ka parë se disa orë pas vdekjes së 28-vjeçarit disa punonjës po ndërhynin në dhomat bosh të hotelit duke përforcuar me vida kangjellat e dritareve të tjera të hotelit.

Flash News

News24 Livestream