Home > SHQIPËRIA

Hapet Fakulteti i Shkencave Mjekësore me tre degë tek “Luarasi”, maturantët: Projektojmë të ardhmen të sigurt!

Hapet Fakulteti i Shkencave Mjekësore me tre degë tek

“Kudo që dashurohet arti i mjekësisë, ka edhe një dashuri për njerëzimin” ka thënë Hipokrati. Prej 18 vitesh, ”Luarasi” plotëson të gjithë tablonë e asaj çka duhet vërtetë të ofrojë një institucion i arsimit të lartë, që mbi të gjitha, synon të mbajë lart emrin e vet dhe që i drejtohet atij segmenti të studentëve të cilët duan një arsimim elitar, e që kërkojnë vëmendje gjatë kohës së formimit të tyre.

Imazhi i emrit të mirë që shoqëron “Luarasin”, që nga krijimi e deri më sot, është pasuruar, është plotësuar dhe zhvilluar më tej, nga momenti që “Luarasi” u bë pjesë e grupit të madh “Hysenbelliu”, i cili mbështeti besimplotë zhvillimin e mëtejshëm të universitetit për të qenë një ndër institucionet më të mira arsimit të lartë të vendit. Tashmë një nga ambiciet dhe projektet më të mëdha të universitetit “ Luarasi” është jetëzuar me çeljen e Fakultetit të Shkencave Mjekësore.

Fakulteti i ri përmban tre departamente, Infermieri, Stomatologji dhe Farmaci. Vendimi për të studiuar në një nga fushat e mjekësisë është shumë i rëndësishëm për maturantët, pasi një profesion i tillë kërkon angazhim të vazhdueshëm, përkushtim por veçanërisht respekt për jetën njerëzore.

“Universiteti Luarasi, vjen me një ofertë të re për maturantët shqiptarë, në fushën e shkencave mjekësore. Fakulteti i ri vjen në fushën e farmacisë, stomatologjisë dhe infermierisë. Zgjidhni “Luarasin”, zgjidhni të ardhmen tuaj”, thotë prof. Et’hem Ruka, rektor i universitetit “Luarasi”.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore tek “Luarasi” lindi prej nevojës së shoqërisë shqiptare për të pasur profesionistë me formimin më të mirë të mundshëm në fushën e Infermierisë, Farmacisë dhe Stomatologjisë. Universiteti “Luarasi” ka një armë të fuqishme, stafin akademik, që mbart vlera dhe integritet të lartë për përmbushjen e misionit të vet, që kanë forcën krijuese dhe besojn në idetë e përparuara, që ka marrë përsipër t’i ofrojë shoqërisë shqiptare stomatologë, farmacistët dhe infermierë. Profesione që kanë një rol po aq vendimtar në jetën tonë.

Në takimin e parë me pjesëtarë të stafit pedagogjik te fakultetit të shkencave mjekësore, rektori i “Luarasit”, profesor Et’hem Ruka shpalosi vizionin e fakultetit duke theksuar se qëllimi është të krijohet një hapësirë e universitare elitare për të formësuar profesionistë ekselente në fushën e shkencave mjekësore, të frymëzuar dhe dedikuar ndaj përmirësimit të shëndetit të komunitetit, me vlera humane të përgjegjësisë qytetare, duke patur në themel të karrierës dijet më bashkëkohore dhe të rejat e fundit në shkencat mjekësore.

Në fjalën e tij profesor Ruka theksoi se tre departamententet ai i Infermierisë, Farmacisë dhe Stomatologjisë do të drejtohen nga personalitete të shquara dhe me kontribute të çmuara në fushën e mjekësisë shqiptare , të cilët do të ndajnë me studentet gjithë njohuritë e tyre, duke kultivuar një brez te cilët do te përfaqësojnë elitën e infermiereve, farmacisteve dhe stomatologeve te ardhshëm.

“Të edukosh gjenerata të reja në fushën e mjekësisë nuk është e lehtë. Të gjitha drejtimet janë të rëndësishme në arsimin e lartë, por mjekësia është akoma më e rëndësishme, bëhet fjalë për specialiste që në objektin e punës së tyre kanë njeriun, kanë sëmundjet kanë hallet e tyre”,- u shpreh para stafit pedagogjik prof. Et’hem Ruka, rektor i universitetit “Luarasi”.

Rektori Ruka thekson se qëllimi kryesor i hapjes së Fakultetit të Shkencave Mjekësore pranë Universitetit Luarasi është shndërrimi i këtij institucioni në një qendër lider dhe me individuaitetin e vet në fushën e edukimit, kërkimit shkencor dhe shkëmbimit të përvojave me institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare, të promovojë stafin akademik për tu përballur me sfidat e kohës dhe të nxisë e promovojë pjesëmarrjen aktive të studentëve në programe të avancuara studimi, kërkimi dhe trajnimi në fushën e shëndetit dhe mirëqenies së populllatës.

Po ashtu ai nënvizoi se studentët që do të ndjekin programet e studimit në stomatologji, farmaci e infermieri jo vetëm që duhet të përgatiten profesionalisht, por duhet të zotërojnë një sërë vlerash bazë si integriteti, ndershmëria, etika profesionale, përgjegjësia sociale, fryma e bashkëpunimit respektimi me besnikëri i betimit të Hipokratit etj, që janë aq të domosdoshme e të vlerësuara në ushtrimin e profesionit.

Pedagogët e fakultetit më të ri tek “Luarasi” nuk duan që studentët të vijnë të dëgjojnë vetëm leksionin e radhës, të japin përgjigje dhe të largohen. Ata duan të brumosin të ardhmen e të rinjve.

“Ne te Luarasi kemi respekt për jetën njerëzore, ndaj ftojmë të gjithë maturantët të vijnë të studiojnë te dega e stomatologjisë”, -është mesazhi i dr. shk. Silvana Bara, pedagoge e jashtme pranë departamentit të Stomatologjisë, fakulteti i shkencave mjekësore, universiteti “Luarasi”.

“Këtu në fakultetin e shkencave mjekësore të universiteti “Luarasi” ju do të brumoseni me dijet më bashkëkohore të shkencave farmaceutike, me dashurinë për profesionin e farmacistit për t’i shërbyer më mirë vendit dhe pacientëve”,-është mesazhi i Dr.shk. Josif Risto pedagog i brendshëm pranë departamentit të Farmacisë, fakulteti i shkencave mjekësore, universiteti “Luarasi”.

Pedagogë të fakultetit të Shkencave Mjekësore, janë disa nga emrat më në zë të mjekësisë shqiptare, me eksperiencën dhe dijet e tyre. Stafi akademik me tituj dhe grada të fituara në universitete brenda dhe jashtë vendit, me eksperiencë jo vetëm mësimore, por dhe me stazh të gjatë si profesionistë të shëndetit në klinikat më të mira mjekësore në vend, dhe me specializime në klinika jashtë vendit i janë përgjigjur ftesës për të qenë pjesë e fakultetit por gjithashtu kanë marrë përsipër përgjegjësinë e madhe që shkon me të.Sot ata janë emrat BIG të mjekësisë shqiptare që i bashkohen rrugëtimit të universitetit “Luarasi”.

Profesor Gafur Shtino, kirurg maxilofacial, me një karrierë prej me shumë se 4 dekadash shpalos vizionin e tij për të përgatitur mjekë stomatologë teksa u bën thirrje maturantëve që e dashurojnë këtë profesion të mos hezitojnë t’i bashkohen ‘Luarasit’.

“Karriera ime profesionale është shumë e gjatë prej vitesh në spitalin numër 1, jam kirurg Oro Maxilo Facial, prej 44 vitesh dha pedagog në universitetin e Mjekësisë. Vizioni im është për të vendosur në jetë trajtimet stomatologjike dhe trajtimin e kuadrit që do të dali nga fakulteti i shkencave mjekësore. Në do të përgatisim mjekë stomatologë, jo dentista. Këtu ne do të përgatisim pra mjekë stomatologë që do u përgjigjen kohës. Është një kënaqësi e madhe që unë jam këtu, u bëjë ftesë gjithë atyre që e dashurojnë mjekësinë e stomatologjisë, programet do jenë në nivele bashkëkohore europiane dhe amerikanë. Pa dëshirë nuk bëhet asgjë, realizoni ëndrrat tuaja të dashur maturantë”,-u shpreh profesor Gafur Shtino, kirurg oromaxilofacial, pjesë e fakultetit të shkencave mjekësorë pranë universitetit “Luarasi”.

Profesor Gëzim Boçari është ish shefi i departamentit të farmakologjisë të fakultetit të mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Ai është një nga autorët e shumë botimeve në fushën e mjekësisë e farmakologjisë të universiteteve shqiptare. Ai shprehet se Shqipëria ka nevojë urgjente për më shumë profesionistë në fushën e Farmacisë, por cilësia këtu tek Fakulteti i Shkencave Mjekësore do bëjë diferencën.

“Unë i kam thënë po ftesës së universitetit “Luarasi”, stafi i rekrutuar është me një eksperiencë pedagogjike, programet janë të njësuara si në shtet dhe në privat, këtu ka fleksibilitet. Ne si shoqëri kemi shumë nevojë për infermierë, shumë infermire kanë emigruar në Gjermani e më pas në SHBA, kjo diplomë njihet kudo. Shqipëria ka nevojë për infermierë, nuk kemi nevojë për sasi diplomash, këtu do kërkohet cilësia e kërkon koha. Luarasi është alternativa më e mirë dhe më ekonomike në krahasim me universitetet e tjera private”,- u shpreh profesor Gëzim Boçari, ish shefi i departamentit të farmakologjisë të fakultetit të mjekësisë të Universitetit të Tiranës por tashme pjesë e fakultetit të shkencave mjekësore pranë “Luarasit”.

“Luarasi” ka kaluar kufijtë, në përzgjedhjen e stafit pedagogjik. Profesor i asociuar Agron Bytyçi, përgjegjësi i departamentit të stomatologjisë në kirugjinë maksilofacialae në Prishtinë pasi flet për karrierën e tij profesionale fton gjithë maturantët nga mbarë trevat shqiptare t’i bashkohen fakultetit të shkencave mjekësore.
“Eksperienca ime profesionale është gati 20 vjeçare, si stomatologj dhe si kirurg oromaxilofacial, prej persë vitesh drejtoj departamentin e kirurgjisë oromaxilofaciale në Prishtinë. I thashë po ftesës pasi këtu udhëheq prof. Ruka, shkencëtar i shkencave të biologjisë por edhe se këtu janë ish profesor të mi që kanë shumë vite mbi supe. Këtu kam parë që profesorët janë klinicistë të dëshmuar për shumë vite si prof. Shtino, që ka drejtuar në universitetin e mjekësisë departamentin e kirurgjisë oromaxilofaciale për shumë vite. Ky fakultet është një ftesë edhe për maturantët kudo në trevat shqiptare si shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut të Preshevës dhe Bujanovcit, këtu tek Luarasi do të gjejnë një portë shumë të madhe”,-u shpreh profesor.ass. Agron Bytyçi tashmë pjesë e departamentit të stomatologjisë në fakultetin e shkencave mjekësore tek universiteti “Luarasi”.

“Luarasi” ofron praktikën më të mirë, për t’i nxitur dhe mbështetur studentët me largpamësi për të ardhmen e tyre. Shembulli më i mirë janë këta maturantë dhe pedagogë, të cilët shënjojnë një të ardhme të ndritur për brezat që do të vijnë. Fjalë inkurajuese për maturantët dhe prindërit që ende janë në mëdyshje për të bërë zgjedhjen e dukur vijnë nga rektori i Luarasit i cili fton të gjithë të rinjtë të aplikojnë duke i siguruar se pas përfundimit të studimeve në fakultetin e ri, do të jenë profesionistë të shkëlqyer. Oferta e universitetit “Luarasi” për maturantët shqiptarë është një ndër ofertat më të besueshme për Infermieri, farmaci dhe stomatologji. Formimi i tyre në Fakultetin e Shkencave mjekësore do të ishte investimi më i mirë për gati pesëdhjetë vite të jetës së tyre profesionale. Ky do të ishte investim për veten, familjen dhe gjithë shoqërinë shqiptare. Ai u bën apel maturantëve shqiptarë të zgjedhin pa mëdyshje universitetin “Luarasi” për këto fusha studimi. Sapo është dhënë lajmi për profilet e reja që ofron “Luarasi”, është ndjerë interesi i maturantëve për të ditur diçka më tepër mbi atë çfarë ofron ky Fakulteti i ri i Shkencave Mjekësore. Këta maturantët janë padyshim dallëndyshet e parë që i kanë besuar “Luarasit”. Për të rinjtë “Luarasi” me fakultetin e shkencave mjekësorë mbetet zgjedhja me e mirë do te thotë një hap më pranë ëndrrave dhe projektimi i sigurt i së ardhmes së tyre.

“Unë farmacinë e kam pasur që kur kam qenë e vogël shumë qejf, që e vogël kam qëndruar tek një familjarja ime që ka farmaci. Më lindi dëshira të bëhem farmaciste një ditë, dhe tek “Luarasi” gjeta mundësinë për tu bërë farmaciste edhe kushërira ime ka studiuar këtu kam dëgjuar vetëm fjalë të mira. Këtu janë emra shumë të dëgjuar, të gjithë i kanë dëgjuar këta emra dhe mendoj se nëse vijnë tek Universiteti Luarasi”, shprehet maturantja e sapo regjistruar pranë fakultetit të shkencave Mjekësore në universitetin “Luarasi”.

“Jam një studente e degës stomatologji në universitetin Luarasi, zgjodha të studioj në universitetin Luarasi pasi kam dëgjuar nga studentë të tjerë që kanë përfunduar studimet në drejtësi në ekonomi dhe teknologji që janë mjaft të kënaqur nga ky universitet, kanë treguar që është universitet serioz”, -thotë një tjetër maturante e regjistruar në degën e stomatologjisë pranë fakultetit të shkencave mjekësore në universitetin “Luarasi”.

“Gjithmonë dëshira ime ka qenë të bëhesha një infermier. Shumë të afërm të mi kanë përfunduar studimet e larta pranë universitet “Luarasi” Unë sapo dëgjova që në universitetin Luarasi është hapur fakulteti i shkencave mjekësore, menjëherë nuk ngurova dhe erdha pranë ambienteve të universitetit Luarasi për regjistrim”,-shprehet një maturant i cili është regjistruar pranë fakultetit të të shkencave mjekësore në degën e infermierisë.

Një thirrje kanë edhe për bashkëmoshataret që dëshirojnë te regjistrohen në fakultetin e shkencave mjekësore.

“Do thoja që ta zgjedhin universitetin Luarasi, sepse duke qene vetë një prej maturantëve që kanë qenë shumë të stresuar gjatë kësaj periudhe këtu gjeta një mikpritje dhe gjeta një ngrohtësi” tha një maturant.

“Të studiosh ne universitetin Luarasi është privilegj shumë i madh pasi është një ndër universitetet më prestigjoze me kritere mjaft të larta, ua sugjeroj maturantëve të vijnë pranë Luarasit duke menduar se ky universitet ofron bashkëpunime me universitete ndërkombëtare, u bëj thirrje dhe familjarëve të maturantëve se këtu nuk do të zhgënjehen”,-ishte ftesa e një maturanti tjetër për bashkëmoshatarët e tyre.

Prindërit e maturantëve janë të bindur se Fakulteti më i ri i “Luarasit” ai i shkencave mjekësore është një zgjedhje e zgjuar. Kjo zonjë tregon motivet që e shtynë t’i thoshte menjëherë PO! alternativës më të mirë për vajzën e saj.

“Këtë vit kur vajza ishte në maturë ne bëmë një kërkim në gjithë universitetet që kanë degët e shkencave mjekësore. Sapo mësuam që Luarasi ka hapur fakultetin e shkencave mjekësore, erdhëm dhe takuam profesor Et’hem Rukën ajo i vuri kryqin gjithë universiteteve të tjera. Pasi morëm vesh kush ishte stafi pedagogjik, kush do ishte dekani i shkencave mjeksore, duke ditur gjithë rrugën e gjatë që profesor Bara ka bërë në Universitetin e Mjekësisë, mendova se do jetë universiteti perfekt për vajzën” u shpreh një prind në pranë të rektorit Ruka dhe dekanit Bara.

Pas një periudhe të gjatë si Profesor dhe Dekan në Universitetin Mjekësor të Tiranës, mjek dhe drejtues i Shërbimit të Kardiologjisë në institucionin shëndetësor më të madh e më të rëndësishëm në vend, në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, profesor Petrit Bara vjen tashmë në drejtimin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore duke synuar kthimin e tij në një qendër elitare në formimin e profesionistëve të mjekësisë.

Dekani Bara thotë se studentët do të zhvillojnë leksione, dhe praktika mësimore, me kurrikula me standarde të çertifikuara të cilësisë dhe sigurisë të arsimit të lartë nga eminenca të mjekësisë shqiptare madje dhe ballkanike.

“ Përshëndes rektorin e universitetin profesor Rukën i cili tha fjalë inkurajuese dhe të vlefshme për bashkëpunëtoret e pedagogëve dhe për kontigjentin e studentët e vitit e parë të cilët janë regjistruar në degët infermieri, farmaci dhe stomatologji. Parametri bazë është stafi pedagogjik, këtu kemi pedagogë që kanë prodhuar mijëra farmacistë stomatologë infermierë, në tre departamentet tona ne tashmë kemi 21 pedagogë me grada shkencore, profesorë dhe prof të asociuar”, u shpreh para stafit pedagjogjik prof. Dr. Petrit Bara, dekan i Fakultetit te Shkencave Mjekesore pranë universitetit “Luarasit”.
Dekani Bara theksoi se studentëve të Fakultit të Shkëncave Mjeksore do tu ofrohen mundësi zgjedhjeje edhe në gjuhët e huaja si anglishtja dhe gjermanishtja. Duke folur për benefitet e të studiuarit tek “Luarasi”, dekani Bare fton të rinjtë ta zgjedhin edhe për shkak të stafit akademik, që janë mjekë, pedagogë me vizion dhe dëshirë për të përkrahur të rinjtë e shërbyer vendit. Mesazhi është i tij është i qartë!

“Të dashur maturantë, zgjidhni për të studiuar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në universitetin “Luarasi”. Ëndrra për të studiuar në farmaci stomatologji dhe infermieri pranë këtij fakulteti është bërë tashmë realitet, studio në Shqipëri, qëndro në Shqipëri dhe shërbeji jetës”,-shprehet dekani i fakultetit të shkencave mjekësore prof. Bara.

“Luarasi” nisi si një ëndërr, sot realizon ëndrrat e te rinjve për te një ardhme te shkëlqyer. Për të gjithë ata maturantë që kërkojnë ta bëjnë zgjedhjen e tyre, universiteti “Luarasi” me fakultetin e shkencave mjekësore është padyshim zgjedhja më e zgjuar për një karrierë të suksesshme! Ja përse sot, nga lartësia e 18 viteve, tingëllon kuptimplote ajo që u shkruajt në ditën e inaugurimit të “Luarasit”: “Ne vlerësojmë traditën, kuptojmë të tashmen, përgatisim të ardhmen!”.

News24 Livestream