Home > SHQIPËRIA

“Guxim për të fituar”- Bylykbashi: Vendimi historik! PD hapi votimin në primare edhe tek simpatizantët. Rama autokrat që emëron kandidatë

“Guxim për të fituar”- Bylykbashi: Vendimi historik! PD

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi thotë se Këshilli Kombëtar mori vendimin historik statutor duke e hapur votimin në primare edhe tek simpatizantët e Partisë Demokratike.

Në një reagim, Bylykbashi thekson se ky është një nga hapat më të mëdhenj e të guximshëm, që reformon politikën. “Sot fuqizohet jo vetëm anëtari por edhe qytetari”, shkruan Bylykbashi.

“Nga një anë qëndron autokracia e Ramës që kandidatët i emëron dhe të tijtë nuk bzajnë, nga ana tjetër qëndron PD që i hapet me kurajo qytetarëve për të përmbysur Ramën dhe regjimin e tij e për të sjellë ndryshimin. Kori i  gërr-mërrsave sot duhet të heshtë përpara këtij hapi guximtar demokracie”, shkruan deputeti demokrat.

Më 11 dhjetor 2021, në Kuvendin madhështor të Partisë Demokratike sanksionuam për herë të parë në politikën shqiptare përzgjedhjen e kandidatëve për në parlament dhe bashki nëpërmjet votimit në primare. Me atë akt i dhamë fund autokracisë së kryetarit dhe fuqizuam demokracinë e anëtarit.

Sot Këshilli Kombëtar mori vendimin tjetër historik statutor duke e hapur votimin në primare edhe tek simpatizantët e Partisë Demokratike. Tek ata qytetarë që mbështesin Partinë demokratike me zemër dhe me votë në këto 31 vite, edhe pa patur teserën e anëtarit. Në 31 vite, ky është një nga hapat më të mëdhenj e të guximshëm, që reformon politikën. Sot fuqizohet jo vetëm anëtari por edhe qytetari.

Nga një anë qëndron autokracia e Ramës që kandidatët i emëron dhe të tijtë nuk bzajnë, nga ana tjetër qëndron PD që i hapet me kurajo qytetarëve për të përmbysur Ramën dhe regjimin e tij e për të sjellë ndryshimin. Kori i  gërr-mërrsave sot duhet të heshtë përpara këtij hapi guximtar demokracie!

Flash News

News24 Livestream