Home > SHQIPËRIA

“Grusht për zgjedhjet e 2021”/ Vendimi i Kushtetueses për votat e emigrantëve, reagon Alibeaj: Fitore e madhe për votën e lirë!

“Grusht për zgjedhjet e 2021”/ Vendimi i Kushtetueses për

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me urdhrin dhënë Kuvendit, për plotësimin e kuadrit ligjor në lidhje me votën e emigrantëve.

Në një postim në Facebook, thuhet se vendimi i sotëm, është një fitore e madhe për shqiptarët dhe votën e lirë në Shqipëri, si dhe një grusht i fortë për zgjedhjet e 2021, të cilat sipas postimit, ishin anti kushtetuese.

Postimi i plotë:

Ne jemi gati menjeherë të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

#Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e votës së emigrantëve, është një fitore e madhe për shqiptarët dhe votën e lirë në Shqipëri
Njëkohësisht, ky vendim është një grusht për zgjedhjet e vitit 2021, të cilat me plot gojën mund të quhen antikushtetuese.
Për Partinë Demokratike, ky vendim është dëshmi e asaj që kemi thënë në krye të herës, se mohimi i të drejtës së votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, është cenim i të drejtës kushtetuese të votës.
Gjithashtu ky vendim është dëshmi tashmë Kushtetuese, që zgjedhjet e shkuara janë një pasqyrim jo real i votës dhe rrjedhimisht janë zgjedhje të cilësuara tashmë zyrtarisht #antikushtetuese.
PD e përshëndet këtë vendim dhe ofron të gjithë gatishmërinë e saj për të mundësuar që në zgjedhjet e ardhshme të drejtën e votës së mohuar për emigrantët shqiptarë. Ne jemi të angazhuar maksimalisht që në Reformën e re Zgjedhore të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
PD ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë parti e votës së lirë, për çdo shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Flash News

News24 Livestream