Home > SHQIPËRIA

Greva në Albcontroll/ Ministrja Balluku: Policia e Shtetit do të marrë shumë shpejt kontrollin e ndërtesës së kompanisë shtetërore

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se Forcat e Armatosura do të marrin në ruajtje godinën e Albcontrol.

Në një konferencë për shtyp, Balluku tha se Policia e Shtetit do të bëjë detyrën, duke nxjerrë nga godina ata kontrollorë që kanë shkelur ligjin.

“Nuk kishte disponim financiar, pra nuk punoni; nuk ka para. Dëgjova avokatin tuaj që thoshte; që të marrin kredi dhe ta paguajnë. Ju sot pagat i merrni për shkak të një kredie. Ka marr një kredi Albcontrol nga eurocontrol dhe sot ka nisur pagesa e parë e këstit. Nëse na sugjeroni që të marrim një tjetër kredi; jo nuk e marrim dot. Ju lutem shumë të gjithë kontrollorëve të trafikut ajror, që të kthehen në detyrë, sipas organizimit të turneve që keni pasur apo drejtuesit tuaj. Për shkak të papërgjegjshmërisë tuaj, na lind e drejta që mos të kemi më besim tek ju ndaj mund të kryeni dhe aksione shumë më të rrezikshme për hapësirën shqiptare dhe për popullin shqiptar. Ndaj nga ky moment ndërtesa do të merret në ruajtje nga forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë. Nga ky moment Policia e Shtetit do të bëjë detyrën për të liruar ndërtesën nga ata kontrollorë që kanë vendosur që të mos jenë më kontrollorë. Të gjithë të tjerët, vajza e djem që janë rritur në Albcontrol shpresoj që t’i kthehen detyrës dhe të harrohet sa më shpejt kjo histori.”, tha ajo.

News24 Livestream