Home > SHQIPËRIA

Grenell zhvillon takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Rama, zbulon “sekretet” e tryezës

Grenell zhvillon takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Rama, zbulon

Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është takuar me kryeministrin, Edi Rama.

Pas takimit të bujshëm në Serbi, Grenell është ndalur edhe në Tiranën e nxehtë ku është pritur nga vetë kryeministri.

Ka qenë Grenell, i cili zbuloi këtë vizitë përmes një postimi në rrjetet sociale krah Ramës duke treguar se të dy kishin ndarë shumë ngjarje dhe tregime bashkë.

 “Tregime ngjarjesh gjatë një dreke të dielë me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë,” ka shkruar Grenell.

News24 Livestream