Home > SHQIPËRIA

Goditi me grusht mjeken në spitalin e Shijakut, arrestohet 33-vjeçari

Goditi me grusht mjeken në spitalin e Shijakut, arrestohet

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndyshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në lagjen nr.12 Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetases E. Sh.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin D. I., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi në ambientet e spitalit Shijak ka goditur shtetasen J. Ç., me detyrë mjeke në këtë spital.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Flash News

News24 Livestream