Home > SHQIPËRIA

GJKKO dënon me 12 vite burg ish-shefin e Narkotikëve, Gjergji Kohila, do përfitojë ulje nga gjykimi i shkurtuar!

GJKKO dënon me 12 vite burg ish-shefin e Narkotikëve, Gjergji Kohila,

GJKKO ka dënuar me 8-vite burg ish- shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila, si të përfshirë në trafikun e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.

Gjykata e Posaçme e dënoi Kohilën me 12-vite burg,  por në zbatim të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë 8 vite heqje lire.

Kujtojmë se urdhërarrestet për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të Policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode u lëshuan në nëntor të vitit 2017, si të përfshirë në dosjen Habilaj, ku implikohet dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria përmend në dosje se për kryerjen e veprimtarisë kriminale, dy vëllezërit, Moisi dhe Florian Habilaj, gjetën mbështetjen e ish-shefit të Stacionit të Policisë Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili mbajti këtë detyrë nga dhjetori i 2013-s deri në maj të 2016- s.

Dyshohet se ish-zyrtari Bode i siguroi grupit zhvillimin e lirshëm të aktivitetit, përmes shmangies së kontrolleve policore, thuhet më tej. Në këtë aktivitet kriminal, shefi i Policisë Bode, krahas implikimit me trafikantët e grupit, ka bashkëpunuar edhe me dy ish-zyrtarë të tjerë të Policisë, drejtorin Jaeld Çela dhe shefin kundër Drogës dhe Trafiqeve, Gjergji Kohila.

Flash News

News24 Livestream