Home > SHQIPËRIA

Gazetari zbulon lidhjen e fortë të shqiptarëve në Ekuador: Bashkëpunojnë me serbët, “Joçiç i Amsterdamit” ka lidhje familjare me…

Gazetari zbulon lidhjen e fortë të shqiptarëve në Ekuador:

Gazetar i kronikës Juli Kasapi, i cili ka zhvilluar disa intervista nga Ekuadori me krerët e policisë vendase zbuloi në emisionin “Open” në Neës24 se organizatat kriminale shqiptare kanë bashkëpunuar me grupet serbe dhe kroate në këtë vend.

Sipas tij serbët janë thuajse të paprekshëm në Ekuador sepse ata kanë krijuar lidhje familjare me një prej karteleve kryesore në vend që operon në qytet-portin më të madh, Guajakil.

Kasapi gjithashtu theksoi se shqiptarët në Amerikën Latine janë duke u vrarë sepse synojnë që ta drejtojnë trafikun e kokainës të vetëm, duke shkelur rregullin kryesor të grupeve mafioze që është bashkëpunimi me njëra-tjetrën.

“Në Ekuador ka mbi 3 mijë kroatë e mbi 2 mijë serbë. Grupet shqiptare kanë bashkëpunuar me serbët që në 1993. Streten Joçiç quhet ky, ose Joçiç i Amsterdamit. Mafia serbe është tejet e fuqishme në Ekuador dhe këtë e thonë autoritetet ekuadoriane. Grupet kriminale të Ballkanit bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Keni dëgjuar ju për serbët në Ekuador, jo. Vetëm për shqiptarët që vriten atje dëgjojmë ne. Kjo ekziston edhe për një arsye sepse kapo i një prej grupeve kriminale serbe në Ekuador ka lidhje familjare me një prej liderëve të kartelit kryesor. Dhe serbët nuk preken në Ekuador. Po kjo nuk do të thotë se grupet kriminale shqiptare nuk bashkëpunojnë me serbët apo kroatët”, tha Kasapi.

Flash News

News24 Livestream