Home > SHQIPËRIA

“Gati për një përgjigje të shpejtë ndaj Rusisë”, ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Blinken: Do të veprojmë me forcë

“Gati për një përgjigje të shpejtë ndaj

Ambasada e SHBA në Tiranë vijon të shpërndajë deklaratat e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë, për shkak të agresionit rus.

Në një deklaratë të fundit, Sekretari Blinken ka deklaruar se SHBA po vepron me të  njëjtin fokus dhe forcë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe për të përgatitur një përgjigje të shpejtë dhe të bashkuar ndaj agresionit të mëtejshëm rus.

“Nuk duhet të ketë dyshim për seriozitetin e qëllimit tonë kur bëhet fjalë për diplomacinë, dhe ne po veprojmë me të njëjtin fokus dhe forcë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe për të përgatitur një përgjigje të shpejtë dhe të bashkuar ndaj agresionit të mëtejshëm rus”, ka deklaruar Sekretari Blinken.

Flash News

News24 Livestream