Home > SHQIPËRIA

Gara për kryetar të PD, Berisha: Opozita e vërtetë, e vendosur të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi autokratik

Gara për kryetar të PD, Berisha: Opozita e vërtetë, e

Ish-kryeministri Sali Berisha, këtë të enjte është ndalur në Korçë, ku ka zhvilluar takime me demokratët e këtij qyteti.

“Opozita e vërtetë e këtij kombi është e vendosur në misionin e saj të shpëtojë vendin nga një regjim  dhe një qeveri e cila nuk kontrollohet më nga qytetarët, por nga interesat personale të qeveritarëve. Nga një regjim i cili është i shkëputur nga ju dhe krijon për vete klane dhe pasuri përrallore duke vjedhur taksat tuaja, pasuritë publike, ndërsa u rezervon qytetarëve varfëri, mjerim dhe largimin nga vendi i tyre. Me qëndrimet e tij dhe politikat që ndjek regjimi aktual autokratik është regjimi më antishqiptar që ka qeverisur këtë vend pas regjimit të Enver Hoxhës. Çdo s’ka i këtij vendi ka një pasuri përrallore e burime të pafundme, por ku janë qytetarët, në raport me këto pasuri”, tha Berisha.

Flash News

News24 Livestream