Home > SHQIPËRIA

FOTO/ Ky është polici që u ndalua nën akuzën e ngacmimit seksual të një 13-vjeçareje

Ky është punonjësi i policisë Kol Kola, 62 vjeç i arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një të mitur.

Sipas burimeve zyrtare, arrestimi ka ardhur pas sigurimit të pamjeve filmike nga policia, ku shihet se 62-vjeçari ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”.

Ngjarja për të cilën akuzohet Kola, Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, dyshohet se ka ndodhur në datë 29 prill 2021. Nëpërmjet mashtrimit, Kola i ka pohuar të miturës se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, dhe e ka çuar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim.

Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale. Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa.

Polici Qe Tentoi Te Perdhunonte Te Mituren Kol Kola

Flash News

News24 Livestream