Home > SHQIPËRIA

FOTO/ E goditi Benzi i Jehon Breçanit duke ecur në trotuar, kjo është 24 vjeçarja që humbi këmbën në aksident në Tiranë

FOTO/ E goditi Benzi i Jehon Breçanit duke ecur në trotuar, kjo

Xhesina Gega është personi qe shihni në foto! Kjo është vajza që u përplas me makinë gjatë pasdites së djeshme nga 19-vjeçari Jehon Breçani. Mësohet se reja është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme dhe ka humbur njërën nga këmbët e saj.

Aksidenti i rëndë dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po lëvizte 19 vjeçari, djali i ish-nën drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Makina e tij tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka marrë përpara të renë, duke i shkaktuar dëme të mëdha. Vajzës i është dashur që t'i prihet njëra prej gjymtyrëve, në mënyrë që të shpëtohej pjesa tjetër e trupit.

News24 Livestream