FMN parashikon rimëkëmbje ekonomike në Shqipëri për vitin 2021

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin “Pasqyra Ekonomike Globale 2021” ka përmirësuar vlerësimin për ekonominë shqiptare për vitin 2020. Sipas Institucionit Ndërkombëtar Financiar ekonomia shqiptare ka pasur ecuri më të mirë sesa pritej në vitin 2020 por rimëkëmbja vlerësohet që te jetë më e ngadaltë sesa pritej këtë vit.
Në tabelat e raportit rënia ekonomike për Shqipërinë për vitin 2020 vlerësohet në -3.5% përafërsisht në të njëjtat nivele me vlerësimet e Institutit të Statistikave prej -3.31%. Në krahasim me pritshmëritë e raportit të Prillit dhe Tetorit 2020 prej -7.5%, rënia është shumë më e moderuar. Po sipas tabelës për vitin 2021 FMN e ka rishikuar në ulje pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit në 5% nga 6.1% që ishte në vlerësimin e Tetorit, ndërsa në vitin 2022 vendi pritet të rritet me 4%.
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që përshpejtimi i shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit, në kombinim me stimujt fiskalë dhe monetarë, do të ndihmojnë rritjen e ekonomisë globale këtë vit dhe vitin e ardhshëm.
Artikuj të tjerë:
Flash News
17:01 / Kontejneri kishte disa ditë që qëndronte në Port
17:00 / Në kontejner u gjetën 140 kilogramë drogë e llojit kokainë
16:59 / Durrës, kokaina në kontejner ishte e ndarë në 200 pako
16:59 / Kontejneri kishte disa ditë që qëndronte në Port
16:59 / Detaje në reja nga bllokimi i kontejnerit në Portin e Durrësit
16:59 / Kontejneri ishte i ngarkuar me banane, vinte nga Ekuadori
16:59 / Durrës, kokaina u gjet e fshehur në tavanin e kontejnerit
16:59 / Kontejneri kishte disa ditë që qëndronte në Port
16:59 / Në kontejner u gjetën 140 kilogramë drogë e llojit kokainë
16:59 / Detaje në reja nga bllokimi i kontejnerit në Portin e Durrësit
16:59 / Detaje në reja nga bllokimi i kontejnerit në Portin e Durrësit
16:28 / Peti: Policia ka bërë hetime, unë s’kam lidhje me çështjen
16:28 / Erjon Peti: Kontejnerët skanohen, është procedurë
16:28 / Erjon Peti: Nuk kemi patur asnjëherë probleme
16:28 / Erjon Peti: Kemi 5 vite që sjellim fruta ekzotikë nga jashtë vendit