Flet e afërmja e 7-vjeçares që u vra në Himarë: Po fshihen detaje të rënda, prindërit do t’i drejtohen ambasadës britanike për të depozituar provat

Ilirjana Kuçana, pedagoge, e afërme e 7-vjeçares së vrarë 4 ditë më parë në Himarë pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase tha se policia ka fshehur detaje shumë të rënda nga tragjedia.
Kuçana u shpreh se familja Avdia do t’i drejtohet ambasadës britanike për të depozituar provat, në mënyrë që Britania të vendosë drejtësi për shtetasit e vet, duke qenë se e mitura kishte nënshtetësi angleze.
“Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk i ka mjaftuar përplasja një herë, por është kthyer dhe ka xhiruar helikat e skafit. Një veprim i tillë vetëm në efektin e lëndëve narkotike mund të ndodhë. Kam shumë informacione, por s’mund të flas, pasi ja kemi lënë drejtësisë. Akuza e ngritur nga policia e shtetit është e turpshme”, tha Kurçana.
Ajo tha se do të depozitohen në prokurori video me fakte shumë të rënda, për të cilat ka shumë dëshmitarë.
Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj. E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një gomone që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarësm Arjan Tase.
Artikuj të tjerë:
Shqipëria dorëzon në KE rezolutën kundër raportit të Dick Martyt
Historia e plotë >Parashikimi i motit 12 gusht 2022
Historia e plotë >Horoskopi për ditën e sotme, 12 gusht 2022
Historia e plotë >
Flash News
11:16 / Klevis Balliu: Inceneratorët s'djegin asnjë mbeturinë, s'ekzistojnë
11:16 / Balliu: 80 mijë euro çdo ditë u paguajmë dy personave në kërkim
11:16 / Balliu: Çfarë pret SPAK që nuk bllokon produktet e krimit?
11:16 / Inceneratorët, Klevis Balliu deklaratë për mediat nga selia blu
10:56 / Fier, është arrestuar nga polica 28-vjeçari Krenar Muça
10:55 / Fier, është arrestuar nga polica 28-vjeçari Krenar Muça