Home > SHQIPËRIA

Festimet në Nju Jork për 110-vjetorin e Pavarësisë, kryetari i ‘Vatra’-s: SHBA, shtëpia e dytë e shqiptarëve. Qëllimi ynë, mbrojtja e interesit kombëtar!

Festimet në Nju Jork për 110-vjetorin e Pavarësisë, kryetari

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, Elmi Berisha në një intervistë për News24, ka folur për organizimet në New York për festat e 28-29 nëntorit.

Gjatë intervistës ai u shpreh se si asnjëherë më parë ka pasur një organizim në mënyrën më të dinjitetshme.

“Unë mendoj se asnjëherë më parë komuniteti shqiptaro-amerikan duke mos bërë dallime nga vijnë, Kosovë, Shqipëri, Mal i i Zi, Maqedoni, Luginë, etj u organizuan në mënyrën më të dinjitetshme, me dashurinë më të madhe i dhamë respekt 110 viteve të rrugëtimit të shteti tonë të dashur Shqipëri. Ishte emocion i lartë nga VATRA por kënaqësia dhe dashuria për Shqipërinë, për ngritjen dhe rritjen e saj është një vrull i madh që shihet gjithandej dhe një perspektivë që shihet se do realizohet me zhvillime e të mira për kombin shqiptar”, tha ai.

Më tej Berisha foli edhe për pjesëmarrjen e kryebashkiakut të  Nju-Jorkut gjatë ceremonive teksa zbuloi se i dhuroi dy piktura të figurave të shquara të Skënderbeut dhe Nënë Terezës.

“Ishte shumë emocionuese, ishte një respekt që kryebashkiaku i Nju Jorkut i bëri komunitetit shqiptaro-amerikan e Shqipërisë. Është një inspirim i madh për ne që të kontribuojmë në këtë vend të bekuar sepse është shtëpia e dytë për në shqiptarët. Aspiratat e shqiptarëve po zhvillohen më tutje dhe miqësitë që kemi me Perëndimin janë një biletë premtuese se shqiptarët janë në rrugë të mbarë.

I dhuruam kryebashkiakut një pikturë të Skënderbeut dhe të Nënë Terezës së shenjtë. Mendova se nuk po regjistrohesha nga kamerat kur ia dhurova dhe i thashë që ky është princi shqiptar i shekullit 15, fillimisht ka luftuar për turqit dhe më vonë e ka kuptuar që ajo ishe një luftë e gabuar dhe u kthye të luftonte për shqiptarët duke shpëtuar katolicizmin, ndërsa për portretin e Nënë Terezës nuk kishte nevojë për shumë fjalë dhe iu luta që ta mbajë atë në zyrën e kryebashkiakut sepse ai do i ndihmojë në prosperitetin e popullit”, deklaroi ai.

Po ashtu Berisha theksoi se pjesëmarrja e presidentit të “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, ishte një nder i veçantë.

“Ishte nder të ftonim zotin Hysenbelliu që të ishte pjesë e këtyre ceremonive dhe në veçanti 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Zoti Hysenbelliu është një nga kontribuuesit shumë të rëndësishëm moralë dhe material dhe në të gjitha mënyrat të Vatrës, është një atdhetar i madh, biznesmen i respektuar në vend dhe në SHBA. Unë si kreu i Vatrës dhe të gjithë anëtarët e shoqatës ishim të lumtur dhe të respektuar me prezencën e tij gjatë këtyre festave”, u shpreh kreu i shoqatës Vatra.

Sakaq, ai foli edhe për pjesëmarrjen e figurave të tjera të shquara dhe për kauzën e shoqatës Vatra teksa tha se qëllimi i shoqatës është të mbrojë interesin kombëtar dhe të bëjë punën për të cilën u krijua 110 vite më parë.

“Kemi pasur edhe personalitete të tjera shqiptare në këto aktivitete, ku kryesorja ishte dekorimi me medaljen e artë të ambasadorit amerikan Frank Wisner, siç e dimë ne është një nga njerëzit kryesorë dhe të deleguarit e presidentit Bush për të negociuar të ardhmen e Kosovës. Vatra nuk ka nevojë të flasë për histori, Vatra e shekullit të 21 e udhëhequr nga unë dhe kolegët e mi, qëllimi jonë është ta kthejmë Vatrën në trungun ekzistues, kur Noli dhe Konica e formuan atë nuk e formuan për të forcuar parti politike, individë apo grupacione, por për të ndihmuar Shqipërinë të bëhet shtet dhe ta mbrojnë të mos përçahet nga fqinjët e këqij që kemi pasur dhe që kemi. Vatra e shekullit të 21 pretendojmë ta largojmë nga partitë politike si në Kosovë dhe në Shqipëri dhe të mbrojë interesin kombëtar, të bëjë punën për të cilën është formuar para 110 viteve. Ka rastisur që Vatra e ka datëlindjen të njëjtë me kombin shqiptar dhe u premtoj shqiptarëve në gjithë trojet tona që Vatra do jetë një satelit engjëll për shqiptarët dhe kauzën kombëtare”, tha Berisha.

Flash News

News24 Livestream