Home > SHQIPËRIA

Sulmet kibernetike/ Mediu: Nuk ka asnjë sistem perfekt, investimet në siguri dhe forcat e armatosura janë domosdoshmëri

Sulmet kibernetike/ Mediu: Nuk ka asnjë sistem perfekt, investimet në

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në parlament mbi sulmet kibernetike deklaroi se ky moment duhet të shërbejë për të reflektuar mbi sistemet e mbrojtje dhe për ta marrë seriozisht këtë çështje.

“Ky moment duhet të na bëjë të reflektojmë, jo duke e parë këtë si një oment riumfu kundër qeverisë. Ne sapo u kthyem nga një vizitë në SHBA dhe kemi pasur një qëndrim të përbashkët dhe duke kërkuar njëzëri që Shqipëria të mbështetet nga NATO dhe SHBA. Është momenti ta marrim seriozisht këtë situatë. Nuk ka asnjë sistem perfekt dhe me vende si SHBA partnere mund të mbrohemi. Duhet të bëjmë një vlerësim të plotë të sistemeve tona. Duhet të bashkohemi për një zgjidhje. Siguria ombëtare nuk është vetëm problem i qeverisë. Interesi për të zhvilluar konflikte në Ballkan është i qartë. Duhet të vendosim një standart tjetër. Investimet në forcat e armatosura dhe sigurinë kibernetike janë një domosdoshmëri sot. Nuk jetojmë më në ato ëndrrat e paqes. Ky debat duhet të bëhet në mënyrë më transparente, për të kuptuar çfarë po ndodh, pasi interesi i Shqipërisë është mbi të gjithë ne”, u shpreh Mediu.

Flash News

News24 Livestream