Home > SHQIPËRIA

“Epoka e protestave ka nisur”, Tritan Shehu: Afera e portit të Durrësit bie ndesh me parimet strategjike (VIDEO)

“Epoka e protestave ka nisur”, Tritan Shehu: Afera e portit të

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me projektin për ndërtimin e portit të Durrësit, ndërsa pohoi se afera të tilla godasin ekonominë e vendit.

Në një lidhje përmes skype për News24 Shehu tha se kjo aferë sipas tij bie ndesh me parimet strategjike.

Mes të tjerash Shehu tha se ndihet nevoja e protestave.

“Afera të tilla shkatërrojnë, gërryejnë stabilitetin e këtij vendi. Siç është Afera e portit të Durrësit, që bie ndesh me parimet strategjike, si anëtare e NATO-s. Qeveria fatkeqësisht vazhdon këtë lojë të saj. Nuk merret askush me dënimin ligjor, dhe me dënimin e këtyre aferave. Opozita është ringjallur nga një heshtje, ka marrë pozicionin e saj. Ndaj ngelet vetëm mobilizimi i njerëzve, siç është lëvizja e tyre. Protestat e tyre, vënia në lëvizje e tyre për të krijuar atë përmbytje që ka nevojë vendi. Problemet kanë marrë përmasa të tilla, mbrojtja e qytetarëve e të drejtës, është pothuajse zero.”, tha Shehu.

Duke u ndalur te fakti se kur do të nisin protestat, ai tha se epoka e tyre ka nisur.

“Epoka e tyre ka nisur. Të jeni të bindur se do vazhdojnë me mobilizime të mëdha të opinionit publik. Ky është një regjim që nuk përmbyset me votë, por me protesta. Kjo është me rëndësi dhe kemi një sinkron mes forcave opozitare dhe PD dhe Partisë Së Lirisë dhe forcave të tjera, që kanë një qëllim, të shpëtojnë Shqipërinë nga ky regjim. Për ringjalljen e shpresës, që të ndalojë kjo zbrazje e vendit. Është katastrofë për këtë vend që rrezikon mosekzistencën e vetë, për shkak të largimit.”, pohoi mes të tjerash Shehu.

Flash News

News24 Livestream