Home > SHQIPËRIA

EMRI/ Drejtori i bashkisë Gjirokastër goditet me lopatë, dërgohet në spital. Si nisi konflikti me një person tjetër për çështje pronësie

EMRI/ Drejtori i bashkisë Gjirokastër goditet me lopatë,

Një konflikt për çështje pronësie ka degjeneruar në dhunë fizike, ku i plagosur ka mbetur Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Publik në Bashkinë e Gjirokastrës.

“News24.al” mëson se drejtori Seit Rondo është konfliktuar me një person tjetër, Kujtim Basha. Fillimisht ata kanë debatuar, por më pas janë përplasur fizikisht.

Drejtori i bashkisë Gjirokastër është goditur me lopatë dhe u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa shtetasi tjetër, Kujtim Basha është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

News24 Livestream