Home > SHQIPËRIA

Emrat/Kush janë dy të rinjtë që u plagosën në Tiranë, u qëlluan me armë zjarri pas një konflikti me autorët në rrugë

Emrat/Kush janë dy të rinjtë që u plagosën në

Policia e Tiranës jep detaje për plagosjen e dyfishtë te ish-Parku i Autobusëve, në Tiranë, e ndodhur pasditen e sotme.

Policia njofton se në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se të plagosur kanë mbetur dy të rinjtë Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela, të cilët janë qëlluar nga autorët pas një konflikti në rrugë.

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Flash News

News24 Livestream