Home > SHQIPËRIA

“Edi Rama është Hitler”! Qytetarët “shpërthejnë” nga sheshi: Kjo qeveri, si kuçedër me 12 koka që ka bllokuar ujin e burimit!

“Edi Rama është Hitler”! Qytetarët

Qytetarë të shumtë i janë bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Duke folur për gazetarin e News24 dhe BalkanWeb, Osman Stafa, qytetarët tregojnë arsyet pse i janë bashkuar protestës, teksa e kanë quajtur kryeministrin Edi Rama si “Hitler”.

Qytetari: Neve na ka bërë të vijmë në protestë, sepse PD na ka bërë njerëz. Ne po vuajmë për copën e bukës, kanë vajtur çmimet në stratosferë, nuk e dimë si jetojmë, si i shtyjmë ditët. Mbështesim Sali Berishën, që të ulë cmimet, se është katastrofë kjo të keqen vëllai. Unë jam nga Erseka. Unë mbjell grurë dhe ha misër. Situatë më të vështirë nuk ka më. Ne duam të jetojmë në Shqipëri, se shumë mirë dimë të kalojmë Gramozin dhe të ikim në Greqi, por duam të jetojmë këtu.

Qytetari: Sot kemi ardhur se halle dhe probleme ka 10 vjet, ky është i përbindshëm, është Hitler. Kemi ardhur me prova t’i themi këtij njeriu që taksat tona janë këto. Ka tre vjet që ka mbyllur shkollën. Nxënësit shkojnë te Kisha. Ne kemi dhe halle e probleme tjera, ky na i ka shtuar ato, te nafta, tek ushqimet, te cdo gjë. I ka braktisur fshatrat. Nuk dihet ku është Burreli. Ky njeri mbyll shkollën.

Qytetari: Berisha nuk duhet ta lërë rininë të ikë. Berisha është njeri i ndërgjegjshëm, njeri që nuk e urren popullin e vetë. Kjo qeveri po pasuron njerëzit e vet. Unë jam me 15 mijë lekë të reja rrogë. Mezi mbijetojmë. Ku do shkojë ky popull.

Qytetari: Ka mbi njëmijë arsye për të protestuar, kryesore ikja e rinisë. Kjo qeveri si kuçedra me 12 koka që ka bllokuar ujin e burimit. Nuk i jep nuse Brukseli Edi Ramës. E ka marrë nusen në Beograd, dy nuse për njëherë nuk bën. Një qeveri që ka bërë 8 vjet dhe nuk bën asgjë, duhet të ishte larguar. Kjo marrja për së treti ishte e tepër. Ku është drejtësia, shëndetësia, ku është arsimi. Sido që të jetë dr. Berisha është një lider që e di se ç’është e mira dhe ç’është e keqja. Gabimet e veta i ka pranuar, stafi e la në baltë. Ai duhet të drejtojë ndryshe, me një staf të ri. Edi Rama duhet të largohet.

Flash News

News24 Livestream