Home > SHQIPËRIA

E rëndë në Berat/ Po digjte mbeturinat në tokën e tij, asfiksohet nga tymi 69-vjeçari

E rëndë në Berat/ Po digjte mbeturinat në tokën e tij,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Një 69-vjeçar ka gjetur vdekjen në arën e tij, ku kishte shkuar për të djegur mbeturinat. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Bllokut të Fiqve.

Mësohet se 69-vjeçari Asqeri Lybeshari ka qenë duke djegur mbeturinat në tokën e tij dhe është asfiksuar nga tymi e më pas ka rënë mbi zjarrin e ndezur, duke gjetur vdekjen. I moshuari është parë nga banorët e zonës në momentin e rrëzimit mbi mbeturinat e djegura, të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

I moshuari është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, por ka mbërritur pa shenja jete për shkak të djegieve të shumta dhe asfiksimit nga tymi. Ai është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku autopsia ka konfirmuar se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se i moshuari pas asfiksimit ka humbur kontrollin dhe ka rënë mbi pirgun e mbeturinat që po digjte, duke gjetur edhe vdekjen. Sipas policisë, ngjarja është aksidentale.

News24 Livestream