Home > SHQIPËRIA

Dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike, gjendet e vdekur në oborr 29-vjeçarja në Durrës

Dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike, gjendet e vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Një 29-vjeçare, e cila dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike është gjetur pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 në lagjen nr.14 në Durrës.

S.H, 29 vjeç u gjet nga familjarët në oborrin e shtëpisë pa shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Flash News

News24 Livestream