Home > SHQIPËRIA

Dyshohet se fshihet në Shqipëri, autoritetet turke bastisin shtëpinë e “bosit” të kriptomonedhës

Dyshohet se fshihet në Shqipëri, autoritetet turke bastisin

I ashtuquajturi “bosi” turk i kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer vijon të jetë në arrati ku sipas mediave të huaja, dyshohet se ai fshihet në Shqipëri.

Për të marrë më shumë informacione për gjurmimin e biznesmenit, autoritetet turke kanë bastisur shtëpinë e tij në Ozer në Bayramo?lu. Mediat turke shkruajnë se pavarësisht kontrolleve të imtësishme të ushtruara në shtëpinë e tij, nuk u gjet asnjë provë që do të ndihmonte në gjetjen e Ozer.

Nga ana e institucioneve turke po bëhet konfiskimi dhe sekuestrimi i ccdo pasurie apo bllokimi i të gjitha llogarive bankare të biznesmenit turk për të bërë arrestimin e tij.

27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar.

Gjithashtu mediat e huaja kanë publikuar foto nga një hotel në Tiranë ku besohet të ketë qëndruar themeluesi i kompanisë Thodex. I riu i kërkoi motrës së tij më 18 prill të gjitha dokumentet e kompanisë dhe dy ditë më vonë u arratis në Shqipëri.

Özer iku nga Turqia me këto dokumente dhe miliona dollarë para kripto që fitoi duke mashtruar 400 mijë njerëz. Sipas të dyshuarve, dëshmia e të cilëve u mor në hetim, 5 drejtuesit e ndërmarrjes që ishin në arrati ishin të vetëdijshëm se Özer do të shpëtonte

Megjithëse Özer tha se u largua jashtë vendit me qëllimin për të gjetur një partner të huaj, vlerësohet se ai vendosi të arratisej pas hetimit të nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik Anadoll të Stambollit.

Dyshohet se ai ka arritur t’i shpëtojë policisë shqiptare dhe asaj turke përmes ryshfeteve. Gjithashtu mediat turke shkruajnë se ai nuk përdor pajisje teknologjike në mënyrë që të jetë më i vështirë lokalizimi i tij. Madje ato shkojnë më tej dhe shkruajnë se ai po fshihet nga mafia shqiptare kundrejt pagesave.

Dyshohet se fshihet në Shqipëri, autoritetet turke bastisinDyshohet se fshihet në Shqipëri, autoritetet turke bastisinDyshohet se fshihet në Shqipëri, autoritetet turke bastisin

News24 Livestream