Home > SHQIPËRIA

DOSJA/ Zhvasnin biznesmenët përmes aplikacionit “Signal”, zbardhet dëshmia e një prej të arrestuarve: ‘Lala’ më mori në telefon për të marrë ‘porosinë e shefit’

DOSJA/ Zhvasnin biznesmenët përmes aplikacionit “Signal”,

Zbardhet dëshmia e një prej të arrestuarve, që akuzohet se bashkë me dy persona të tjerë, zhvasnin biznesmenë të ndryshëm.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen hetimore, ku jepet edhe dëshmia e Sherif Kadroviçit, i cili ra në pranga bashkë me Jasmin Pepaj dhe Rezart Pepajn.

Nga hetimi rezultoi se këta tre persona, të cilët ndodhen aktualisht nën masën e arrestit me burg, kishin mundur të ndërhynin në rrjetin Signal dhe të bënin të mundur që t’i shkruanin edhe biznesmenit të njohur, Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë ndërtuese “Salillari SHPK”, mesazhe që atij i shfaqeshin me dërgues kontaktin me emrin “Edi”.

“Sherif Kadroviçit deklaroi se punonte si berber në fshatin Shtoj i Vjetër. Ai pohoi se në datën 6 janar të këtij viti, rreth orës 10:00 e kanë marrë me numër privat një person që iu prezantua si ‘Lala’ dhe i ka thënë që të shkonte te Liqeni i Thatë në Tiranë për të marrë një porosi dhe i dërgoi një numër me sms. Pasi Kadroviç ka marr numrin në telefon dhe pasi i tha; ‘Porosia e shefit’ ai i tha ‘ok, hajde ke banesa e merri”. Më pas Sherifi thotë se ka shkuar te shtëpia e Jasmin Pepajt që e njeh prej vitesh pasi janë nga i njëjti vend dhe i tha nëse kishte mundësi që të vinte me të në Tiranë, pasi kishte për të marrë një porosi. Pasi mori Jasminin m makinën e vet, Sherifi ka shkuar te një vend që jep makina me qira në fshatin ku banon dhe me makinën me qira, janë nisur për në Shkodër. Gjatë rrugës, Sherifi merr në telefon edhe Rezart Pepajn, të cilin e ka shok prej vitesh pasi janë edhe me të nga i njëjti vend dhe i kërkoi dhe atij që të vinte në Tiranë. Rearti pranoi dhe u takuan në qytetin e Shkodrës. Pasi u bënë të tre bashkë, janë nisur në Tiranë me mjetin me qira tip “Golf’, ku Sherifi ishte shofer. Kur kanë ardhur në Tiranë, Sherifi i ka thënë Jasminit; ta jap një kafe po të shkosh ta marrësh porosinë brenda”. Jasmini pranoi dhe Sherifi i tha ta merrte në telefon atë numrin që t’i tregonte se ku do të merrte porosinë ndërsa vetë me Rezartin qëndruan në mjet, në hyrje të rrugicës ku ndodhej objekti. Aty ka ardhur policia dhe i ka arrestuar. Ndërkohë, me presonin që i është prezantuar me emrin ‘Lala’, thotë se ka folur në numrin e tij që përdorte prej vitesh, ku i kishte kërkuar që të merrte një porosi te vendi i quajtur ‘Ish Pesë Heronjtë’. Ai ka shkuar te ky vend me makinë. Aty i është afruar një person rreth 40 vjeç, me kapele, me trup të mbushur dhe i ka dhënë telefonin. Me pas ka shkuar të marr Jasminin. Sherifi në fjalë thotë se nuk e njihte këtë person dhe se nuk e kishte parë asnjëherë. Ai tha se “Lala” ka marrë edhe tre herë të tjera të tilla porosi tek i njëjti vend, dhe kjo ishte hera e katërt. Porositë kur i merrte ja merrnin persona që i dilnin përpara, në dalje të Shkodrës, Lezhë dhe një herë te ‘Ish-Pesë Heronjtë”. “kanë qenë persona të ndryshëm ata që e prisnin dhe jo i njëjti. Të katërta porositë i ka marrë po te ky vend dhe ka komunikuar me po të njëjtin numër dorëzuesi, ndërsa tha se kjo ishte hera e parë që ka qenë i shoqëruar.”, thuhet në dosje.

Flash News

News24 Livestream