Home > SHQIPËRIA

Dorëzimi i listave të kandidatëve për deputet/ Celibashi thirrje partive politike: 8 marsi afati i fundit, të përfshihen emra me integritet

Dorëzimi i listave të kandidatëve për deputet/ Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje edhe njëherë partive politike, se 8 marsi është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet në çdo qark, për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit 2021. 

Po ashtu, ai ka përsëritur thirrjen e bërë dhe nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, në lidhje me përfshirjen në lista të personave me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve.

Lista të personave me integritet dhe që plotësojnë kriteret e plota ligjore.
Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve. #8mars

News24 Livestream