Home > SHQIPËRIA

Divjakë/ Motori përplas për vdekje 85-vjeçarin që lëvizte me biçikletë! Në pranga drejtuesi i motomjetit

Divjakë/ Motori përplas për vdekje 85-vjeçarin që

Një 85-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë ka ndërruar jetë pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti në Divjakë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:15 në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit”.

Policia njofton se shtetasi me iniciale K.K., 50 vjeç udhëtonte me motor ka përplasur 85-vjeçarin me iniciale P.Rr. që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë i moshuari ndërsa 50-vjeçari u arrestua.

Sot rreth orës 18:15, në aksin rrugor Pushimi Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur “Kthesa e Gungasit” shtetasi  K. K., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Trinity” është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Rr., 85 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi P. Rr. Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi K. K dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

News24 Livestream