Home > SHQIPËRIA

Detajet/ Nëna puthi fëmijën para se të hidhej, thotë i afërmi i aktorit shqiptar në SHBA

Detajet/ Nëna puthi fëmijën para se të hidhej, thotë i

Adem Belliu, i afërmi i aktorit shqiptar Florind Belliu i cili humbi jetën në SHBA me bashkëshorten e tij disa ditë më parë, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në një intervistë ekskluzive për “Euronews Albania”, Ademi, i cili do shoqërojë trupat e tyre për në Shqipëri, u shpreh se sipas ekpertizës, Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë mbetur të vdekur në vend.

Ai theksoi se policia mori në pyetje një nga fëmijët që e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.

E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte pyetur fëmijë se fëmija po shikonte nga dritarja.

Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në document thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, deklaroi Adem Balliu.

Ndërkohë, familjarët e Florind Belliut, kanë nisur mbledhjen e fondeve për marrjen e kujdestarisë së 2 fëmijëve të vegjël.

Anisela Zhupani, është personi që po ogranizon një GOFUNDME, i cili synon të grumbullojë një total prej 50 mijë dollarësh.

Flash News

News24 Livestream