Home > SHQIPËRIA

Detaje të reja nga operacioni në Gjirokastër/ 34-vjeçari përdorues dhe shpërndarës droge, shokët e tij e morën peng

Detaje të reja nga operacioni në Gjirokastër/ 34-vjeçari

Detaje të reja për operacionin e policisë në Gjirokastër që çoi në arrestimin e tre personave për pengmarrje. Mësohet se 34-vjeçari Julian Gjonçaj i cili u mor peng për disa orë dhe u mbajt nën kërcënimin e armës në shtëpinë e 35-vjeçares së arrestuar me inicialet D. K..

Gjonçaj, njihej si përdorues dhe shpërndarës droge dhe autorët e pengmarrjes ishin pikërisht shokë të tij, të gjithë banorë të së njëjtës lagje. Për disa orë 34-vjeçari është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëmbimit, por dyshohet se ka të bëjë me aktivitetin kriminal që ushtronte 34-vjeçari. Asnjë prej të ndaluarve nuk ka deklaruar ende asgjë për policinë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kalaja”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë”, njoftoi policia.

News24 Livestream