Home > SHQIPËRIA

Detaje nga ngjarja tragjike në Kavajë, burri dogji gruan brenda makinës pas sherrit për tradhti, më pas vari veten

Detaje nga ngjarja tragjike në Kavajë, burri dogji gruan brenda

Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë, i ndodhur këtë mesditë në Kavajë, ku 45-vjeçarja Fëllënxa Shirja u gjet e djegur brenda një makine, ndërsa bashkëshorti i saj 48 vjeç, Bilbil Shirja, u gjet i vetëvarur në një pemë aty pranë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se 48-vjeçari Shirja ka djegur bashkëshorten e tij brenda mjetit dhe më pas është vetëvaruar. Dyshohet se shkak i krimit të dyfishtë ka qenë xhelozia e 48-vjeçarit ndaj gruas.

Mësohet se ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë, prej rreth 10 kilometrash, nga fshati Kryemadh në Manskuri, kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve se gruaja e tradhtonte.

Kjo ka bërë që burri t’i vërë flakën makinës, bashkë me gruan brenda, e pak metra më tej të varë veten. Ngjarja tragjike ka ndodhur në një pyll, ndërsa nuk dihet ende nëse gruaja është djegur e gjallë, apo është vrarë më parë nga burri. Çifti mësohet se ka dy fëmijë.

Flash News

News24 Livestream