Home > SHQIPËRIA

Deputetja e zgjedhur e PD denoncon: Qeveria po financon biznesin e gruas së kryebashkiakut të Divjakës, pas shtatorit t’i përgjigjet ligjërisht qytetarëve

Deputetja e zgjedhur e PD denoncon: Qeveria po financon biznesin e gruas së

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Ilda Dhori, përmes një statusi në rrjete sociale, denoncon se qeveria, fshihet pas financimit të biznesit të gruas së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Sipas deputetes, kryebashkiaku i Divjakës, merr miliona lekë nga shteti, përmes financimeve nga AZHBR, në sektorin e bujqësisë. Ajo shkruan më tej, se qytetarët që përfitojnë nga ky shërbim janë të pakët në numër, ndërsa nënvizon se kryebashkiaku në fjalë, muajt e fundit ka bërë disa ndërtime, e për këto gjëra, ajo kërkon shpjegime prej tij.

“Versionin e tij se si qëndron e vërteta, le ta japi vetë kryetari, nëse ka një të tillë, pasi nga shtatori e në vazhdon, do t’i duhet detyrimisht t’i përgjigjet shkresërisht/ligjërisht qytetaerëve për çdo frimë që ka hedhur e do të hedhë në emrin e tyre”, shkruan ndër të tjera Ilda Dhori.

Postimi i plotë i Ilda Dhorit:

Financimet nga AZHBR…
Aplikime te shumta nga fermeret e Divjakes dhe gjithe Myzeqese, por jo te shumte fatlumet qe kane perfituar prej tyre!
Shoh nder emrat perfitues, nje mbiemer te njohur per Divjaken.
Bashkeshortja e kryetarit te Bashkise Divjake Fredi Kokoneshi!

E pra E QARTE SI DRITA E DIELLIT!

Kryetari investon per bizneset e tij familjare, madje merr edhe miliona leke nga shteti!!!
Kjo VETEM PER NJE PJESE TE BIZNESIT TE TIJ, pasi per ndertimin qe eshte duke ngritur ne mesin e sarajeve te tij, flitet qe ka perfituar akoma me bollshem.
SHTETI FUNKSIONON PER TE DHE FAMILJEN E TIJ!

Sa mire dhe sa ndryshe do ishte sikur te funksiononte per te gjithe fermeret, bizneset dhe ndermarrjet familjare, pa ju dashur ti lepihen e ti sorrollaten pushtetareve, per te marre ate qe ju takon, hakun e punes se tyre!
Kureshtja me shtyn me tej, verifikoj se para disa muajsh Fredi Kokoneshi i paskerkesh PRIVATIZUAR “dikujt” toke ne mesin e sarajeve te tij, toke e marre me qera aktualisht nga e shoqja e kryetarit dhe pikerisht aty po nderton keshtjellen e sarajeve!!!

Pastaj pika kulminante, TE NJEJTAT MJETE DHE PUNETORE qe po ndertojne ndertesen e Bashkise Divjake, jane angazhuar edhe ne keshtjellen e Fredi Kokoneshit!!

Te jene valle qoka interesash reciproke qe behen ne kurrizin e taksave tona??? Apo thua qe vertet kryetari ka vleresuar punimet e tyre cilesore….
Versionin e tij se si qendron e verteta le ta jape vete kryetari, nese e ka nje te tille, pasi nga shtatori e ne vazhdim do ti duhet detyrimisht ti pergjigjet shkreserisht/ligjerisht qytetareve per çdo firme qe ka hedhur e do te hedhe ne emrin e tyre.

News24 Livestream