Home > SHQIPËRIA

Del pasaporta COVID edhe në Shqipëri që ju ndihmon për të udhëtuar jashtë, ja si ta merrni tek portali e-Albania

Del pasaporta COVID edhe në Shqipëri që ju ndihmon për

Ndërkohë që procesi i vaksinimit vijon me ritme të larta, autoritetet në Shqipëri kanë nxjerrë edhe "pasaportën covid".

Tashmë, të gjithë shqiptarët që kanë marrë dy dozat e vaksinave, do të kenë mundësi që të pajisen me pasaporta të gjelbërta.

Dokumenti mund të shkarkohet lehtësisht nga portali shtetëror e-albania dhe ka vlerë ligjore për të treguar se personi i pajisur me të, është i imunizuar dhe mund të udhëtojë lirshëm.

Gjithsesi duhet thënë se praktikat e udhëtimit do varen nga kushtet që vendosin vetë shtetet.

Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

 Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19”;  

Klikoni butonin “Përdor”;  

Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”;

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Pasaportën e vaksinimit Covid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.

News24 Livestream