Home > SHQIPËRIA

Debatet në Kuvend/ Duma ironizon Spiropalin: Koherenca juaj me kalin e Skënderbeut, epike. Ministrja: Delirante dhe arrogante

Debatet në Kuvend/ Duma ironizon Spiropalin: Koherenca juaj me kalin e

Ironi, debate dhe akuza kanë mbizotëruar sot në seancën parlamentare. Deputetja e PD, Grida Duma replikoi ashpër me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, për të cilën u shpreh se “koherenca e saj me kalin e Skënderbeut është epike”.

Nga ana tjetër, ministrja Spiropali e quajti deputeten demokratike arrogante, të vrazhdë dhe delirante.

Duma: Nëse menduat se do të ulnit zërin se s’po ma jepnit fjalën, e bëtë lajm se s’ma thatë fjalën. Ca trajnime komunikime na duhen të gjithëve. Zonja Felaj, e shtypa butonin dhe pasi lexuat emrin time e hoqa butonin. Por shenjë është për të gjithë, se nuk duhet të jesh shumë i edukuar në këtë vend. Na u drejtuat; Zonjat këtej nga ky krahu për inkoherencën, njëherë i mirë, njëherë i keq. Ne jemi inkoherencë të madhe zonja ministre, e kemi me historinë dhe me të mirën dhe të keqen se besojmë ne për Shqipërinë. Nuk më vjen keq fare që them se ne përpiqemi që të jemi në atë modestinë tonë, koherent me frymën historike të Kastriot Skënderbeut. Por koherenca juaj me kalin e Skënderbeut është epike në fakt. Për koherencat ne jemi me historinë, ju vazhdoni me partinë.

Felaj: Fjala juaj s’ka të bëjë me rregulloren dhe gjuhën jo parlamentare. S’e keni këtë të drejtë.

Duma: Siç komentojnë të gjithë kolegët

Feliaj: S’keni të drejtë! Teknika…zonja Duma, nëse nuk keni kërkesë proceduriale, ju ndërpritet fjala.

Duma: Në 2015 e keni çuar ligjin e Lustracuionit dhe jeni inkoherent.

Feliaj: Teknika ndërpriteni fjalën se nuk është procedurë. Nëse vazhdoni teatrin absurd, kështu do të ndodhë!

Pas fjalës së Dumës, erdhi dhe kundërpërgjigja nga Spiropali, e cila fyeu deputeten, duke e quajtur delirante dhe arrogante. Fjalori i Spiropalit drejt deputetes, solli reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët nisën t’i bien tavolinave.

Spiropali: Nuk e dëgjova me vëmendje deputeten, por kur flet ka një spirë verbale të pakuptueshme, të cilën e thotë me një siguri që të krijon habi.

Arrogante, e vrazhdë, herë delirante. Ajo është triumfi absolut i formës mbi përmbajtjen. Gjeti sot rastin që një copë nga balta e saj ta hidhte sot dhe me mbi mua, unë s’kam pse e marrë inat. Është një nga ato deputete që s’mund ta marrësh inat, pasi lavjerrësi i saj politik flet më shumë se çdo gjë tjetër mbi atë që përfaqëson.

Po ‘Luli i mirë’, ‘Luli i keq’, ‘Berisha i mirë’, ‘Berisha i keq’, unë vetëm kësaj koherence iu përgjigja. Nuk mund ta marr inat se vetëm mund të qesh me këtë derexhe ku janë katandisur. Nuk ka make up që i mbulon këto mangësi. Nuk ka ngjyra që i bojatisin këto mungesa të mëdha dhe të vërteta ulëritëse që i deklamojnë me fuqi të të vërtetave absolute. Zonjë lind nuk bëhesh. Shëndet zonjë, Zoti qoftë me ty, por siç duket ti nuk je me të.

Flash News

News24 Livestream