Home > SHQIPËRIA

COVID 19/ Manastirliu nxjerr shifrat: Mbi 517 mijë nga fillimi i fushatës ndaj Covid

COVID 19/ Manastirliu nxjerr shifrat: Mbi 517 mijë nga fillimi i

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në “Twitter” ka publikuar shifrat e vaksinimeve të zhvilluara sot dhe në total nga fillimi i pandemisë Covid-19.

Manastirliu thekson se sot mbi 14 mijë njerëz kanë kryer vaksinime.

Po ashtu, Manastirliu nënvizon se janë bërë mbi 517 mijë vaksinime nga fillimi i fushatës së vaksinimit ndaj koronavirusit.

“Sot janë kryer 14 293 vaksinime. Nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 517 501 vaksinime”, shkruan Manastirliu.

News24 Livestream