Ceremonia e Pavarësisë/ Presidenti Begaj nga Sheshi i Flamurit në Vlorë: Përgjegjësi nga klasa politike. Ta duam atdheun me vepra, shërbim e patriotizëm

Gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në qytetin e Vlorës në kuadër të festimeve për 110-vjetorin e Pavarësisë së vendit presidenti Bajram Begaj ka thënë se historia e vendit ka qenë e mbushur me luftëra dhe sakrifica për liri, dije e progres.
“Me gëzim dhe krenari Vlora lavdimadhe dhe heroike na fton për të kremtuar 110-vjetori ne shpalljes së Pavarësisë. Patriotë të mëdhenj dhe mendjendritur udhëhequr nga Ismail Qemali i dhanë atdheut vendin që i takonte në familje ne madhe të kombeve. Historia jonë është histori luftërash e sakrificash për liri, dije e progres. Pavarësia është dhe mbetet vepër e madhe e kombit shqiptar”, tha Begaj ndër të tjera.
Artikuj të tjerë:
Flash News
08:46 / Shkodër, ka prezencë uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot
08:46 / Shkodër, ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit
08:46 / Shkodër, rruga e Obotit ka prezencë uji 75 centimetra
08:46 / Sipërfaqja e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1320 Ha
08:46 / Moti i keq, sipërfaqja e përmbytur në Shkodër është 1320 Ha
08:44 / Në Qarkun e Lezhës rreth 80 ha tokë bujqësore e përmbytur