Home > SHQIPËRIA

Brenda shtëpisë së 48-vjeçarit që vrau veten, pamjet rrëqethëse si në mesjetë. La pas motrën… dhe një brengë tek gjithë komuniteti   

Brenda shtëpisë së 48-vjeçarit që vrau veten, pamjet

T’i japësh fund jetës prej varfërisë… ky ishte fati tragjik i 48-vjeçarit Fatos Çollakut nga Rrajca që u vetëflijua në një pemë pranë shtëpisë.

Ai jetonte me motrën e tij në një banesë të rrënuar, të kapluar nga skamja, ku sipas banorëve, herë pas herë i ndërprerje energjia elektrike dhe pse e vetmja “rreze” në shtëpi ishte vetëm një dritë.

Por OSHEE në një reagim, ka hedhur poshtë pretendimet e banorëve se Çollakut i ndërpritej energjia elektrike.

Ndihma që i jep shteti shqiptar familjes Çollaku, për të përballur varfërinë, për të paguar energjinë elektrike, ujin e pijshëm, për të blerë ilaçe, dhe për të përballur çdo problem tjetër që të jep jeta, është 3 mijë lekë.

Të afërm e banorë të zonës, nuk gjejnë asnjë arsye tjetër që mund të kishte çuar Fatosit në vetëvrasje përveç varfërisë ekstreme në të cilën ai jetonte.
Lajmeve të përhapura se Fatosi kishte problem të shëndetin mendor, banorët i kundërshtojnë me forcë, teksa deklarojnë se motra e tij, vite me parë ka pasur nevojën e trajtimit psikiatrik.

Varfëria ekstreme çoi Fatosit drejt fundit të pakthim. Ai vendosi t’i jap fund jetës së tij, gjendur në një situatë shumë të vështirë ekonomike. Po a do te mbaj njeri përgjegjësi për atë çfarë ndodhi në familjen Çollaku, ose së paku, a e vret ndërgjegjja dikë, që me veprimet dhe mosveprimet, çuan në vetëvrasjen e një 48-vjeçari?

Flash News

News24 Livestream