Home > Lajmet

Çenkuela Hasa: Stresi dhe shtimi në peshë, mënyrat e menaxhimit

Çenkuela Hasa: Stresi dhe shtimi në peshë, mënyrat e

Blogerja e “healthy-lifestyle”, Çenkuela Hasa, tregon sekretet për një jetesë të shëndetshme dhe si të menaxhojmë stresin në lidhje me peshën. Ajo thekson se stresi ngadalëson metabolizmin duke rritur nivelet e insulinës, e cila ndikon me ruajtjen e yndyrës së tepërt. Më tej Hasa jep disa këshilla praktike se si të ushqehemi sipas grupit të gjakut.

Studimet kanë zbuluar se shumë probleme shëndetësore lidhen me stresin, duke rritur rrezikun për mbipeshë, për probleme me zemrën, diabetin etj. Shkaktarë të ndryshëm mund të ndikojnë në shtimin e stresit, si puna, jeta personale, financat apo problemet shëndetësore.

Blogerja e “healthy-lifestyle”, Çenkuela Hasa, tregon sekretet për një jetesë të shëndetshme dhe si të menaxhojmë stresin në lidhje me peshën. Sipas saj, kur ne jemi të stresuar ushqyerja e shëndetshme dhe kujdesi ndaj vetes është gjëja e fundit që na shkon në mendje. Blogerja thekson se gjatë periudhave me stres të lartë, ne kemi tendencë të hamë ushqime për të ushqyer nevojat tona emocionale, dhe kjo quhet ngrënie emocionale.

“Ju zgjidhni kryesisht ushqime hiperkalorike, si ëmbëlsira, pije energjike, alkool. Ngrënia juaj nuk lidhet me urinë, në periudha stresuese bëhet shumë e vështirë për të kuptuar nëse jeni të uritur apo jo. Kur jeni të stresuar, rritet niveli kortizolit, i cili ndikon në dietën tuaj duke ju çuar në konsumimin e ushqimeve të shpejta dhe të larta në kalori. Stresi ngadalëson metabolizmin duke rritur nivelet e insulinës, e cila ndikon me ruajtjen e yndyrës së tepërt. Stresi prish edhe ciklin e gjumit”, thotë Hasa, teksa nënvizon se një gjumë jo i ekuilibruar ndikon në shtimin e peshës dhe substancat kimike të oreksit ndikohen nga pagjumësia. Më tej ajo jep disa këshilla praktike se si të ushqehemi sipas grupit të gjakut.

Menaxhimi i stresit në lidhje me shtimin e peshës

Para se të hani pyesni veten pse jeni duke ngrënë? A jeni vërtet të uritur apo jeni në ankth? Gjeni një shpërqendrim në ato momente dhe jepini vetes 30 minuta kohë të kaloni tundimin e momentit. Mos i lini vaktet pa konsumuar, veçanërisht mëngjesin. Edhe nëse jeni me nxitim duke dalë në mëngjes, merrni një frut dhe konsumoheni duke dalë nga shtëpia. Përfshini sa më shumë fruta në formën e tyre kokërr, pa i përpunuar në shtrydhëse apo blender.

Mbani shënime në fund të ditës për të kuptuar sjelljet tuaja. Largoni nga shtëpia të gjitha ushqimet jo të shëndetshme. Përcaktoni çdo ditë vaktet që do të konsumoni ditën tjetër. Planifikimi do t’ju ndihmojë të mos dilni nga kornizat. Praktikoni yoga, dhe aktivitet fizik të rregullt çdo ditë. Pini ujë në vend se të hani kur ndieni se doni të konsumoni diçka, gjatë sulmeve të ankthit. Kërkoni inkurajim nga miqtë dhe familja.

Disa nga ushqimet që luftojnë stresin:

-Çokollata e zezë, pasi ndihmon për të reduktuar kortizolin i cili është përgjegjës për ndikimin e stresit.

-Bajamet ndihmojnë në funksionimin e mirë të mendjes, pasi përmbajnë hekur dhe zink. Në mungesë hekuri, njerëzit ndihen të lodhur fizikisht, por edhe mendërisht.

-Frutat e pyllit, si antioksidantë të fuqishëm, reduktojnë në mënyrë natyrale stresin.

-Drithërat të pasura me karbohidrate do t’ju ndihmojnë të jeni energjikë.

Si të ushqehemi sipas grupit të gjakut

Të ushqehesh drejt, sipas grupit të gjakut, ose ndryshe e njohur si teoria D’Adamo, e krijuar nga Peter J. D’ Adamo, do të thotë të që secili të ushqehet në bazë të grupit të gjakut që ka, me qëllim për të parandaluar sëmundjet dhe kilogramët e tepërt. Sipas Peter D’Adamo-s, njerëzit pasqyrojnë zakone specifike të të ngrënit, të cilat janë të lidhura ngushtësisht edhe me paraardhësit tanë e me stilet e ndryshme të jetesës. Çdo grup gjaku dhe stili jetës i përshtatshëm për të lidhet me “profesionin” që paraardhësit e tyre kanë bërë.

Gjuetar, i pavarur, udhëheqës, me sistem imunitar të fortë. Ka kujtesë gjenetike të fuqishme, instinkt, optimist i lindur. Grupi më i vjetër, i shfaqur 40000 vite para Krishtit te kromanionët. Ushqimi i tyre kishte bazë proteinat, pasi ushqeheshin vetëm me mish, kështu aparati i tyre tretës arriti formën më të mirë. Grupi 0 mund të quhet ndryshe një grup “mishngrënës”

Kanë aparat tretës të fuqishëm, tolerant dhe përshtaten shumë mirë me aktivitetin fizik.

-Regjimi ushqimor për grupin 0

Grupi 0 mund të konsumojë mish sa herë të dojë, pasi ka prani të lartë të acidit gastrik në stomak i cili e tret shumë mirë mishin. Duhet të tregojë kujdes në sasinë e mishit që konsumon, jo më shumë se 150-200 gram në vakt. Dieta me bazë mishi, perime dhe sasi e kufizuar e prodhimeve të grurit është ideale për ta.

2-4% e njerëzve në botë kanë grup gjaku AB. Ka moshë të re, 1000 vite. Njerëzit me grup gjaku AB kanë sistem imunitar të dobët e delikat. Grupi AB, duke qenë një ndër grupet e rralla të gjakut është biologjikisht i ndërlikuar. Nuk shkon me asnjë nga kategoritë e grupeve të tjera. Herë ngjan me grupin A dhe herë me grupin B, dhe herë-herë shihet si një kombinim hibrid.

-Regjimi ushqimor për grupin AB

Ky grup ka një dietë të ndërlikuar, e cila duhet studiuar me kujdes. AB ka pak acide stomaku, kjo nënkupton që edhe pse janë programuar gjenetikisht për të ngrënë mish, aparati i tyre tretës nuk e proceson mirë atë. Prandaj ky grup duhet të kufizojë përdorimin e mishit. Personat me grup gjaku AB janë të prirë për të qenë intolerantë ndaj glutenit, prandaj duhet të kufizojnë përdorimin e prodhimeve të grurit. Nëse doni të dobësoheni, ju gjithashtu duhet të kufizoni edhe përdorimin e karbohidrateve. Dieta me bazë perime, fruta dhe sasi të kufizuar të mishit dhe të prodhimeve të grurit është ideale për ta.

Grupi A është shfaqur në Azi dhe Lindje të Mesme 15000 – 25000 vjet para Krishtit. Janë të duruar, bashkëpunues, pasionantë, praktikë dhe të zotë për të përballuar sfidat e jetës.
Kanë tendencë të kenë një gjendje “stresi” kronik në përditshmëri. Paraardhësit e grupi A janë marrë me bujqësi e blegtori. Ata konsumonin ato që kultivonin vetë, për këtë arsye dieta vegjetariane është ideale për ta, kryesisht kur qëllimi tyre është humbja e peshës.

Ndryshe nga grupi 0, i cili e përdor mishin si karburant për energji, grupi A e akumulon atë në dhjamë, madje konsumimi i mishit iu shkakton gjendje lodhjeje dhe pafuqie. Grupi A ka probleme me tretjen e prodhimeve të qumështit, për këtë arsye duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e tyre, pasi iu shkaktohen probleme shëndetësore.

Personat me grup gjaku A kanë tendencë të mbajnë ujë të tepërt në trup. Dieta e tyre është natyrale, efikase për të humbur peshë edhe nëse përdoret nga grupet e tjera. Dieta e grupit A ka profil vegjetarian. Bazohet në perime, fruta, kufizim të mishit apo të prodhimeve të qumështit. Kufizim të fasuleve dhe grurit.

U shfaq 10000 – 15000 vjet para Krishtit në Azi. Njerëzit e grupit B janë vigjilentë dhe origjinalë. Kanë dietë të ekuilibruar më shumë se grupet e tjera. Kanë mundësi zgjedhje më të madhe të ushqimeve. Karakterizohen nga një imunitet i fortë, i përballojnë me sukses sëmundjet, madje edhe ato më të rëndat, siç është kanceri. Sistemi tyre tretës është mjaft i fortë dhe tolerant.

Ky grup duhet të përdorë sa më shumë lëngje, çajra dhe ujë. “Të gjitha nga pak” , është motoja e dietës ideale për grupin B. Njerëzit me grup gjaku B e kanë më të lehtë humbjen e peshës, ata mund ta arrijnë atë vetëm nëpërmjet ekuilibrit në regjimin ushqimor. Kur prishin regjimin ushqimor, ata ndihen të lodhur dhe pa energji. Organizmi i tyre ka një marrëdhënie fantastike me qumështin, kjo bazuar te paraardhësit e tyre.

Flash News

News24 Livestream