Home > SHQIPËRIA

“Birra Korça”, në galerinë e famshme në Luksemburg! Art dhe birrë në ekspozitën “Schlassgoart Galerie”

“Birra Korça”, në galerinë e famshme në

“Ne nuk dorëzohemi”, kjo është motoja që ka çuar “Birrën Korça” jashtë kufijve të Shqipërisë. Birra e parë shqiptare është bërë shoqëruesja e artit në qendër të Europës, në Luksemburg.

Artistë të shumtë kanë marrë “nektarin” e pijes më të famshme shqiptare, teksa kanë ndjekur nga afër ekspozitën në galerinë e famshme “Schlassgoart Galerie”, të “FoundationAcelorMital” në Luksemburg.

Mes telajove, fotografive, momenteve shpirtërore dhe frymëzimeve më të larta, “Birra Korça” ka shoqëruar artistë dhe artdashës njëkohësisht në përjetimet e tyre, duke u bërë edhe ajo pjesë e mbresave të fuqishme. Birra e parë shqiptare, jo vetëm e dashur në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë, në momente festive, argëtimi e kënaqësie, por edhe në zemër të Europës tek ata që e kanë zgjedhur për të kaluar orët e tyre në shoqërinë e saj. Tradita e shijes së mrekullueshme dhe cilësisë së lartë të birrës garantohet përmes një teknologjie të sofistikuar e bashkëkohore, si dhe burime njerëzore me ekspertët më të mirë vendas e të huaj.

Si birra e parë shqiptare, “Birra Korça”, me shijen e saj të pëlqyer nga të gjithë, bëhet pjesë e çdo tryeze ku ka festë dhe organizime.

Pas një historie të gjatë në tregun shqiptar me freskinë dhe cilësinë e saj të padiskutueshme në Shqipëri, tanimë po kapërcen kufijtë duke u bërë pjesë e çdo momenti. Shpesh, turistë të huaj e vendosin në axhendën e tyre Korçën pikërisht për të shijuar festën që mban emrin e birrës më të dashur të të gjithëve.

Flash News

News24 Livestream