Home > SHQIPËRIA

“Bashkë dëgjohemi më fort! Shqipëria në rrezik!”, stomatologia nga selia e PD: Ja pse do i bashkohem protestës së 7 korrikut

“Bashkë dëgjohemi më fort! Shqipëria në

Partia Demokratike po vijon përgatitjet për protestën e 7 korrikut që pritet të mbahet në Tiranë. Në një dalje për mediat nga selia blu, mjekja stomatologe Artemisa Halili iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

Teksa synohet hapja dhe përfshirja në këtë front opozitar të qytetarëve, Halili theksoi se sëbashku mund të bëhen më të fortë, pasi Shqipëria është në rrezik.

DEKLARATA
Pse protestoj më 7 korrik. Unë jam Artemisa Halili, stomatologe, nënë e një vajze 6 vjeçare.

Si profesioniste e lirë, ndeshem përditë me një barrë pengesash të cilat vijnë të gjitha nga keqmenaxhimi shtetëror. Janë këto shtrëngesa që më shtyjnë t’i bashkohem protestës së Partisë Demokratike dhe Shoqërisë civile me 7 korrik.

Aktualisht, edhe pse po punohet mbi një ligj për profesionet e lira, ne si grup interesi nuk kemi asnjë informacion për të. 

Ligji fiskal është ndërruar 8 herë në 13 vjet, dhe Urdhri i Stomatologut nuk na informon asnjëherë paraprakisht për këto ndryshime.
 
Nuk gjejmë dot staf, për arsye se stomatologët e rinj zgjedhin emigrimin.

Të gjitha këto më bëjnë, mua dhe kolegët e mi, dhe besoj shumë profesionistë të lirë anembanë Shqipërisë, të kemi pasiguri për të ardhmen tanë dhe të fëmijëve tanë.

Për këto pasiguri do t’i bashkohem Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile më 7 korrik.

Të gjithë bashkë dëgjohemi më fort!

Flash News

News24 Livestream