Home > SHQIPËRIA

Basha me demokratët e Mallakastrës: Nuk do ndalemi përballë masakrës së 25 Prillit, tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve për ndryshim

Basha me demokratët e Mallakastrës: Nuk do ndalemi përballë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten është shprehur se demokratët nuk do të dorëzohen përballë masakrës zgjedhore të 25 prillit, ku nuk pati thjeshtë vetëm një ndryshim numrash, por tjetërsim të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim.

Nga Mallakastra, Basha theksoi se së bashku me shumicën e shqiptarëve do sjellim ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë.

Ju ishit në këtë betejë pa asnjë pushtet institucional apo fizik. Por ju sollët me madhështinë, fisnikërinë dhe trimërinë e demokratëve që në këtë betejë qytetare ju shkuat me pastërtinë e zemrave, ju shkuat me pastërtinë e qëllimeve, ju shkuat me forcën morale dhe me bindjen se këtë betejë nuk po e bëni për karrigen time, nuk po e bëni për karriget tona, por po e bëni për Mallakastrën, fierakët, Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Basha.

Sipas tij, në këto ditë të vështira, ku zhgënjimi dhe tronditja, ka pësuar të njëjtat dimensione si në 31 Marsin e largët të vitit 1991, unë kam parë një proces normal që ndodh në shpirtin e mendjeve të njerëzvve të tronditur.

Padrejtësia nuk është bërë vetëm demokratëve. Padrejtësia i është bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha ai.

Basha tha se me 25 prill nuk ka ndodhur vetëm një garë e pabarabartë, pasi për këtë ishim të përgatitur, madje e kishim paralajmëruar dhe madje nuk ka ndodhur thjeshtë vetëm një vjedhje votash, por një masakër totale.

News24 Livestream