“Banorët e Shkodrës u përmbytën nga digat”, Berisha akuza qeverisë Rama: Fatkeqësia e Shqipërisë nuk është moti, por kryeministri

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka akuzuar qeverinë Rama se po sillet si një organizatë e papërgjegjshme dhe se fatkeqësia e vendit nuk është moti, por vetë kryeministri Edi Rama.
“Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe, qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë, e cila sillet sot si një organizatë e papërgjegjshme dhe ka lënë Shqipërinë një vend tërësisht të braktisur. Nga jugu në veri, rrugë të bllokuara, jetë të humbura, për shkak të infrastrukturës mesjetare, shembje masive për shkak të vjedhjes së fondeve në skarpate, rrënime të investimeve të bëra dhe dy vjet më parë.
Shqipëria nuk pati një mot të madh dhe nuk ishte moti i madh, fatkeqësia e saj. Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë në këtë mot ishte Edi Rama dhe ministrat e tij hajdutë dhe të papërgjegjshëm për detyrën që kryejnë. U zhdukën, përveç Facebook-ut të Edi Ramës, nuk ka funksionuar asgjë”, tha kreu i PD Sali Berisha.
Artikuj të tjerë:
Flash News
19:17 / Plagosi me mjet prerës një 15-vjeçar, shoqërohet autori
19:17 / Pogradec, 15-vjeçari u plagos gjatë një konflikti me një 17-vjeçar
19:17 / Plagosi me mjet prerës një 15-vjeçar, arrestohet autori
18:06 / Aksidenti në kryqëzimin e Fushë Kuqes, dy persona të lënduar
18:06 / Aksidenti në kryqëzimin e Fushë Kuqes, disa persona të lënduar
18:06 / Aksidenti në kryqëzimin e Fushë Kuqes, u përplasën 2 automjete