Home > SHQIPËRIA

Bandat shqiptare në Amerikën Latine/ Gazetari zbulon rolin e Franc Malos dhe Gentian Metës: Janë thjeshtë emisarë, Hoxha: Lojën e vërtetë e bëjnë…

Të ftuar në studion e “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasli, gazetarët e kronikës Poli Hoxha dhe Juli Kasapi, kanë folur në lidhje me trafikun e drogës dhe bandat shqiptare në Amerikën Latine.

Mbi shpalljen në kërkim në Peru të dy shqiptarëve Franc Malo dhe Gentian Meta, Hoxha tha se rasti na ka bërë të kuptojmë se ata që bëjnë në të vërtetë “lojën” kriminale, janë persona të panjohur për mediat madje ndoshta edhe për autoritetet, e jo ata që konsideroheshin kokat e krimit.

Ndërsa gazetari Kasapi tha se roli i shqiptarëve në kartelet e drogës atje, është vetëm ai i emisarit, jo i kokave të bandës.

Hoxha: Për këta dy persona në sensin mediatik sepse kronika me kë nuk është marrë gati nuk dihet asgjë. Emrat e tyre për një sasi të jashtëzakonshme kokaine të pastër dhe për një rrjet..
Personat e shtrijnë trafikun në tre kontinente, Peru Europë Australi. Tregojnë se deri tani dinim vetëm pjesën e zëshme të krimit të organizuar në Shqipëri, por lojën e vërtetë e bëjnë njerëz të panjohur për mediat, autoritetet.

Nuk kanë shumë bujë dhe emër. Lozin, fotografitë iu dolën nga policia koreane, nuk dinim thanë autoritetet në Peru që kishin të dhëna për krimin shqiptar por jonë këtë nivel.

Kasapi: Fillimisht është dyshuar për shkak të numrave të identifikimit se ishin me pseudonimi por është vërtetuar që kemi të bëjmë me këto dy persona.

Kanë paraqitur dokumentat e regjistrimit rezidencial në Ekuador. Numrat e identifikimit dyshohet se nuk janë të saktë, por në bashkëpunim me policinë shqiptare e shkuara e Franci Malos, në 2011 ka qenë 21 vjeç dhe ka rënë në pranga për trafikim heroin e që vinte nga Turqia. Sipas të dhënave nga Ekuadorin është tashmë 33 vjeç, me origjinë nga Elbasani, ka jetuar në Tiranë rreth bllokut. Në 2011 nuk bëhet fjalë për sasi të madhe, gati 500 gram dhe do të shpërndahej në Bllok.

Ndërsa për Metën nuk ka shumë të dhëna. Flitet se është i përfshirë në trafik narkotikësh.

Ikja në Ekuador nuk ka nevojë për vizë. Kufiri mes Ekuadorit dhe Perusë nuk ka një kontroll dhe mund të kalohet në këmbë. Antidroga peruane me sa duket ka pasur të dhëna.

Hoxha: Janë ndjekur nga DEA.
Kasapi: Autoritetet peruane përmendin Los Balkanes të gjithë ballkanikët pra. Ata i përfshin karteli i Los Balkanes.

Mos kujtoni se shqiptarët kanë krijuar kartele dhe janë koka. Gjenerali i antidrogës atje i konsideron emisarë, të dërguar, pra survejojnë dërgesat, sigurojnë infrastrukturën, kanë kontakte në vende të tilla si Amerika Latine është e rëndësishme të kenë të dhënat e duhura.

Flash News

News24 Livestream